Strategjia Name-and-Shame. Transparenca armë kundër korrupsionit
8 Dhjetor 20089 dhjetori është dita e OKB-së kundër korrupsionit. Atëherë do të publikohet indeksi Bribe Payers, lista e të gjitha vendeve, në të cilat firmat paguajnë rryshfete. Publikimi i tyre krijon transparencën, e cila do t´i heqë mbështetjen korrupsionit. Prapa kësaj liste fshihet Transparency International, një NGO, e cila lufton me sukses korrupsionin në të gjithë botën.
Nuk ka kaluar shumë kohë, korrustioni konsiderohej ende "delikt kavaleresk" - me shpjegimin, se nqs nuk e bëjmë ne e bëjnë të tjerët dhe pastaj ata e fitojnë porosinë. Qeveria gjermane psh nuk dinte çfarë të bënte. Ajo pat thënë, nqs kudo në botë japin rryshfete, ne nuk mund të jemi të vetmit, që sillemi si qengja, atëherë do t´i humbasim kudo porositë.
Peter Eigen themeloi më 1993 Transparency International. Ish punonjësi i Bankës Botërore u bashkua me udhëheqësit politikë nga Afrika, Azia dhe Amerika Latine dhe punonjës të tjerë të Bankës Botërore. Që atëherë organizata e pavarur me qendër në Londër dhe Berlin është Autoriteti, kundër korrupsionit dhe rryshfetit. Për Peter Eigen themelimi i Transparency International është pasoja logjike e veprimtarisë së tij shumëvjeçare në Bankën Botërore - ndër të tjera në Afrikë: „Aty janë ndërtuar diga, janë ndërtuar tubacione gazi, hekurudha, porte - të gjitha për shuma miliardëshe, që në fund të fundit nuk i shërbyen askujt, ndërsa shpenzimet shumë më të lira dhe shumë më urgjente si për shkolla dhe spitale u lanë pas dore."
Vendime të tilla politike kanë konsekuenca
Këto kosekuenca përshkojnë gjithnjë të gjithë shoqërinë, shton Peter Eigen: „Për mendimin tim ky pervertim i politikës ekonomike, bën që në shumë vende psh shumë të rinj janë të jnë të pashpresë dhe të indinjuar ndaj klasës drejtuese dhe anojnë nga dhuna."
Kurrupsioni ka zakonisht dy anë, që e zhysin njëra-tjetrën gjithnjë e më shumë në moçal. Ata që paguajnë, dhe ata që pranojnë të paguhen. Këto mekanizma donte t´i zbulonte Peter Eigen me Transparency International, dhe ai pati sukses. Më 1999 Gjermania dhe 34 vende të tjera nënshkruan një marrëveshje anti-Korrupsion. Tani mund të dënohen edhe firmat të cilat paguajnë jashtë shteti rryshfet. Shembulli i fundit në Gjermani: Koncerni Siemens ka paguar 1,5 milliardë euro për rryshfet dhe qëllime të tjera të dyshimta.
Vendet e lëndëve të para bëhen viktima korrupsioni
Peter Eigen është sot kryetar i organizatës së sapothemeluar EITI ("Extractive Industries Transparency Initiative"). Ajo ka për detyrë të luftojë korrupsionin posaçërisht në industrinë e lëndeve të para. Shpesh vendet që kanë lëndë të para bëhen shumë shpesh viktima të korrupsionit, thotë Peter Eigen: „Në disa vende është kështu, që rebelimet financohen nga shitja e pasurive të nëntokës, nga diamantët psh dhe qeveritë financohen nga kontrata të tilla, dhe që të dy marrin armë nga të njëjtit furnizues armësh nga Evropa apo nga Amerika. Ose (që qeveritë) porosisin këtu ushtarë me pagesë, që bëjnë kërdinë në kurriz të popullatës. Pra vulnerabiliteti i këtij sektori për korrupsion, për menaxhim të keq, për gabime është shumë shumë i madh dhe fajin e kanë shpesh të dyja palët."
Hapi i parë në luftë është të thuhet emri
Për Peter Eigen dhe EITI hapi i parë në luftën kundër korrupsionit është të thuhet emri. „Emri dhe turpi", "t´i nxjerësh emrin dhe ta turpërosh" quhet kjo strategji. Por ajo nuk ka gjithmonë sukses, thotë ish presidenti i Botsvanës, Festus Mogae. Vendi i tij bën pjesë në ato vende të Afrikës, që kanë dëshmuar transparencë më së shumti. Me kontrata shembullore psh në Botsvana janë koncesionuar rezervat e diamantëve. Por kjo është e mundur, thotë Festus Mogae, kur në pushtet është një qeveri transparente, e zgjedhur në rrugë demokratike. „Ne kemi një qeveri të zgjedhur në rrugë demokratike, që është stabile dhe qeveris me procese dhe ligje të përcaktuara. Në një moment konflikti transparenca humbet kuptimin. Cilat libra? Kush do ta kryejë kontabilitetin? Askush nuk është i gatshëm, që të zbulojë shifra, poqese ruhen hyrje-daljet."