Spektakle natyrore dhe evente të astronautikës në 2014
1 Janar 2014Viti i Ri nis me një sensacion: më 20 janar do të zgjohet sonda europiane e kometës Rosetta.Që prej dhjetë vjetësh sonda Rosetta i bie kry e tërthor sistemit planetar - por për gati dy vjet e gjysmë ajo ishte shumë larg Diellit aq sa bateriteë diellore nuk mund ta funrizonin atë sa duhet me energji, kësisoj sonda sipas planit ra në gjumin e dimrit duke humbur çdo kontakt me Tokën.
Më 20 janar në bordin e Rosetta-s do të bjerë "zilja" e zgjimit. Sistemet e bordit do të aktivizohen, antena do të drejtohet drejt Tokës dhe në mbrëmje, sipas orës së Europës Qendrore, Qendra Europaine e Kontrollit në Hapësirë me seli në Darmstadt do të ketë sërish kontakt me sondën Rosetta. Në mes të vitit sonda do të mbërrijë në destinacionin, që është kometa Tschurjumov-Gerasimenko. Përgjatë një viti sonda do ta shoqërojë kometën duke e studiuar atë nga afër. Në nëntor një kapsulë speciale për do të zbresë në bërthamën e kometës dhe do të hulumtojë materialin e saj direkt në vend.
Në kometa është i konservuar më së miri materiali nga fillimet e sistemit tonë diellor. Kjo për faktin, se këto materiale janë mbetjet e ngrira të resë, prej së cilës përpara katër miliardë vjetësh u krijua Dielli dhe planetët - e kësisoj edhe Toka jonë. Matjet nga sonda Rosetta mund të jenë të dhëna kyç për të kuptuar, se si është krijuar Toka dhe jeta në të.
Marsi vihet në lëvizje
Në shtator dy sonda kozmike do të mbërrijnë planetin tonë fqinj, Marsin dhe do të qarkullojnë në të njëjtën orbitë. Sonda e NAS-s do të përqëndrohet tërësisht tek atmosfera e planetit. Ajo do të hulumtojë, se nga ç'elementë kimikë përbëhet shtresa e gazit përrreth Marsit dhe se si është zhvilluar ajo në periudhë afatgjatë.
Sonda e dytë e Marsit është misioni i parë planetar i Indisë - ajo shërben kryesisht si një provë teknike si dhe për mbledhje përvoje për Indinë, që synon të bëhët një fuqi në fushën e fluturimeve në hapësirë. Përveç kësaj sonda e Indisë në Mars do të fotografojë planetin dhe do të krijojë hartën e përbërjes së tokës së tij.
Një gjerman udhëton për në stacionin kozmik
Në fushën e astronautikës viti 2014 do të jetë krejt i veçantë për Gjermaninë: Në maj astronauti gjerman Alexander Gerst do të udhëtojë për një qëndrim gjashtëmuajor në stacionin ndërkombëtar hapësinor, ISS. Menjëherë pas zbritjes së tij të parë në stacion, astronauti i ri do të lejohet të punojë për gjashtë muaj në ISS – qëndrimi afagjatë i një gjermani në ISS ka qenë për herë të fundit para gjashtë vjetësh. Atëherë ishte në ISS Thomas Reiter, i cili sot është drejtor i Organizatës Europiane të Hapësirës, ESA.
Industria private e astronautikës në SHBA shpreson për arritje suksesesh në 2014. Një firmë do të ofrojë fluturime pë rturistë në hapësirë - megjithatë avioni raketë fluturon në lartësinë deri 100 kilometra. Pasagjerët përjetojnë vetëm për pak minuta humbjen e frocës së gravitetit - gjë që s'ka të bëjë me fluturimet e vërteta kozmike përreth Tokës. Gjithashtu gjithnjë e më shumë firma shpresojnë të marrin porosi joshëse prej NASA-s, për të prodhuar në të ardhmen raketa kozmike për transportim materialesh e më pas edhe për transportin e astronautëve për në ISS.
Misionet hapësinore të Kinës tërheqin vëmendjen
Me zbarkimin e sukseshëm të sondës së saj Chang'e 3 në Hënë në mes të dhjetorit, Kina është futur tashmë në rrethin e fuqive kryesuese në fushën e astronautikës. Kjo sondë për një vit rresht do të kryejë matje në Hënë dhe do të vëzhgojë hapësirën përmes një teleskopi të vogël. Deri në prill makina Rover Yutu do të jetë në veprim për të hulumtuar territorin përreth vendit të zbarkimit të sondës.
Nuk është ende e qartë se ç'plane ka Kina për vitin e ri. Por e sigurtë është, se sërish disa njerëz do të udhëtojnë për në stacionin e vogël hapësionor Tiangong-1. Kina është ndërkohë disi e izoluar në nivelin ndërkombëtar, sepse SHBA këmbëngulin me forcë për të mos e pranuar atë si partnere të stacionit të madh ndërkombëtar në hapësirë. Duket si e pamundur, që gjatë vitit të ri Kongresi i SHBA-së ta zbusë disi qëndrimin kategorik në këtë drejtim. Në aspektin politik do të jetë mjaft delikat kongresi ndërkombëtar për hulumtimin e hapësirës, në të cilin përfaqësuesit e të gjitha vendeve që aktivizohen në fuhën e astronautikës, konsultohen për veprimet afatgjata të së ardhmes. Takimi zhvillohet në janar - tërheq vëmendjen fakti, se kësaj here në Uashington është pjesëmarrëse dhe Kina.
Ndriçim i veçantë i bukuri i Marsit në muajt mars dhe prill
Disa ngjarje në qiell: 2014 është sërish viti i Marsit. Në prill planeti fqinjë do të ndriçojë si rrallëherë në këto vitet e fundit. Planeti i brendshëm fqinji ynë Venusi pothuajse gjatë gjithë vitit do të duket si një yll mëngjesi - veçanrisht ai do të bjerë në sy në qiellin mbi Tropik dhe në hemisferën jugore.
Në paralelin verior Venusi ndonëse do të shihet gjatë vitit të ri, ai vetëm në 2015 do të mund të jetë në këtë brez sërish objekti dominues i qiellit natën. Në gusht dy planetët më të ndriçuar të qiellit do të takohen: Venusi dhe Jupiteri më 18 gusht gjatë agimit do t'i afrohen aq shumë njëri-tjetrit, sa që duke i parë thjesht me sy ato do të duken si një yll i vetëm.
Katër eklipse - të gjitha jashtë Europës
Në 2014 do të ketë dy eklipse të plota të Hënës dhe dy të pjesshme.Të apasionuarit e yjeve në Europën Qendrore nuk do të kenë mundësi ta shijojnë një spektakël të tillë natyror, që kësaj here u rezervohet vetëm vëzhguesve në pjesë të tjera të botës. Më 15 prill Hëna do të hyjë në bërthamën e hijes së Tokës. Ky eklips i plotë mund të vëzhgohet në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, në Paqësor si dhe në Australi.
Dielli, që dy javë më pas gjatë një eklipsi të pjesshëm diellor do mbulohet në pjesën më të madhe, do të mund të shihet në Jug të Oqeanit Indian, në Australi dhe në Antarktidë. Eklipsi i plotë i Hënës më 8 tetor do të shihet në Azinë Lindore, në Australi, në Paqësor dhe në pjesën më të madhe të Amerikës. Eklipsi i pjesshëm i Diellit më 23 tetor do të shihet vetëm në Amerikën e Veriut dhe në verilindje të Paqësorit. Të apasionuarit pas qiellit në Evropë mund të ngushëllohen që të tilla spektakle natyrore do të mund t'i shijojnë në 2015, kur do të ketë sërish eklipse.