010311 Transparency Öl Gas Konzerne
2 Mars 2011Korrupsioni ka shumë fytyra, prandaj është e vështirë që t'i ndash sipërmarrjet në të mira dhe të këqia. Pra ai që ka pritur nga studimi i korrupsionit një lloj renditjeje të sipërmarrjeve ndërkombëtare të naftës dhe gazit, do të zhgënjehet në pjesën më të madhe nga rezultatet. Sepse sipërmarrjet i kanë përzgjedhur në bazë të tri kritereve: cilat të dhëna të përgjithshme japin ato për programet antikorrupsion, sa transparente është struktura e sipërmarrjeve dhe sa hapur i paraqesin ato marrëdhëniet e biznesit në vendet e veçanta.
Asnjë prej 44 sipërmarrjeve të kontrolluara nuk ka në të tria fushat rezultate kaq të mira, sa të veçohej nga të tjerat, thotë pëmbledhtas menaxheri i seksionit gjerman të Transparency International, Christian Homburg. Më pak firmat tregojnë për pagesat që u bëjnë qeverive. Këto janë ama politikisht informacionet më të rëndësishme. Këto duan t'i dinë njerëzit në vendet në shumicën e herëve të varfëra, por të pasura me lëndë të para:
"Dhe që ne kemi këtu me pak përjashtime vetëm një gjendje shumë të keqe informative, kjo të vë në mendime. Sepse ne besojmë se publikimi i këtyre shifrave, kjo transparencë, është një kusht i para paraprak për luftimin e korrupsionit. Vetëm transparenca ka mundësi që të mos e pengojë ende korrupsionin, por ajo është një parakusht i rëndësishëm."
Më mirë paraqitet në këtë kategori koncerni norvegjez i naftës, Statoil, pikërëndesat e të cilit janë në Skandinavi dhe në Evropën Lindore. Edhe në biznesin e gazit merr pjesë Statoili. Shumë më pak kanë mësuar autorët e studimit për rezultatet ndërkombëtare të biznesit të peshave të tjera të rënda në degën e lëndëve të para. Kështu British Petroleum (BP), Exxon Mobil dhe Royal Dutch Shell zënë në këtë kategori vendet e fundit. Pesë sipërmarrje, midis tyre Petro China nuk japin në këtë drejtim fare të dhëna.
Një në tetë firma nuk duket të ketë programe antikorrupsion, të paktën Transparency International dhe Revenue Watch Institute nuk kanë gjetur për këtë asnjë informacion. Midis tetë refuzuesve totalë ndodhet edhe Gazpromio, sipërmarrja më e madhe në botë e kësaj dege.
Kur është fjala për strukturën e sipërmarrjes, Gazpromi sillet shumë më hapur dhe zë një vend të mirë nga mesi. Nga pikëpamja e Christian Humborg nga Transparency ky është edhe një indikator tjetër se sa kompleks dhe i vështirë për t'u vlerësuar është fenomeni i korrupsionit:
"Mua për shembull më tërheq vëmendjen fakti që në kategorinë, sa transparente është struktura e një sipërmarrjeje, vende të para zë edhe një sipërmarrje indiane. Kjo më tërheq vëmendjen për faktin sepse gjithmonë ke përshtypjen se në Evropë dhe në Amerikë gjithçka zhvillohet në mënyrë transparente dhe se te sipërmarrjet e tjera në botë gjithçka është e patejdukshme. Dhe kjo pamje e thjeshtë bardh e zi, këtë e tregon edhe statistika jonë, kjo është e gabuar."
Autor: Marcel Fürstenau/Auron Dodi
Redaktoi:Angjelina Verbica