Berlini i të rinjve
21 Nëntor 2012Të rinj që lexojnë libra elektronike në MacBook-ët e tyre, ndërkohë që rrufisin kafen dhe shijojnë ëmbëlsirat angelze. Aroma që ndjehet në ajër nuk është ajo e duhanit, por e brumit që piqet. Kjo është pothuajse skena e përditëshme në kafenenë dhe lokalin e Kate Hudson në lagjen Kreuzberg në Berlin.
Hudson, në mesin e të 30-tave, vesh përditë përparësen e bardhë të kuzhinës dhe pjek ëmbëlsirat. “Unë erdha këtu me bashkëshortin për të ndenjur vetëm një vit. Pas 15 vitesh pune intensive në BBC unë kisha me të vërtet nevojë për një ndryshim,” thotë ajo.
Ajo e nisi duke përgatitur ëmbëlsirat në kuzhinën e shtëpisë së saj gjatë kohës së lirë dhe më pas gjatë gjithë ditës për të furnizuar kafenetë me ëmbëlsirat tipike angleze. Dy vite më parë ajo hapi dyqanin e saj në Boppstrasse, e cila ka qenë një nga rrugët më të pista të Berlinit, por tani gjërat kanë ndryshuar. Zona është e pastër.
Shatërvani i rinisë
Kudo që shkon, qoftë tek restoranti izraelit afër dyqanit të Hudson-it, qoftë tek kafeneja tjetër përballë me baristët australinë ose dyqani i ushqimit të shpejtë, vë re se të gjitha këto biznese menaxhohen dhe kanë për pronarë të rinjtë. "Ju mund të shikoni shumë të rinj që punojnë në industrinë e ushqimit. Kjo është një gjë që nuk mund ta mendonim 10-të vite më parë, por situata ekonomike ka bërë që njerëzit të mendojnë me atë se çfarë duan të bëjnë për një të ardhme të sigurtë,” thekson Hudson.
Benjamin Pates, rreth të 20-tave, thotë se ai nuk mendonte asnjëherë të punonte në botën e kafesë, por zgjedhja ishte e duhur. Bonanza është kafeneja që ai menaxhon, por Pates ndonjëherë boton edhe shkrime në revistën Monocle.
Berlini, qyteti i mundësive
Kiduk Reus, rreth të 30-tave, është një hollandezo-korean që pesë vjet më parë hapi kafenenë Bonanza së bashku me gjermano-koreanin Yumi Choi. Ai thotë se Bonanza ishte pjekësi i parë në Gjermani që i trajtoi kokrrat e kafesë si një “produkt delikat” dhe jo i zakonshëm si gjithë të tjerët.
"Unë punoja me reklamat, por nuk do të vazhdoja në atë fushë. Po kërkoja të bëja diçka për veten time. Kjo ndodh shpesh me njerëzit kreativë. Ata lenë profesionet e tyrë për të hapur një biznes në industrinë e ushqimit. Kështu që kurseva para në Amsterdam dhe më pas e nisa këtu,“ thotë Reus.
Pak metra më tutje në rrugën Chay Viet ndodhet një restorant me gatime vegjetariane vietnamez i menaxhuar nga Nguyen Thi Quelam. 28-të vjeçarja kishte punuar disa vite në gastronimi përpara se të vendoste të hapte një restorant në Berlin së bashku me hallën e saj. Ato udhëtuan në Vietnam dhe vizituan një manastir Budist, ku gatimi vegjetarian është shumë strikt.
Alternativat ekzotike tërheqin klientelë
"Murgjit na lejuan të futeshim në kuzhinë për të parë se si gatuanin,” thotë Nguyen. Më pas kur u kthyen në Berlin, ato u vunë në provën e vështirë të rikrijonin recetat ashtu sic i kishin parë në vendlindjen e tyre.
"Ne duhet të krijonim disa koncepte. Shumë nga erëzat që na nevojiteshin gjendeshin vetëm në Vietnam, prandaj na u desh të përdornim bananen apo ushqime të tjera. Ne duhet rikrijonim recetat me ato përbërës që mund të gjenim në Gjermani,” shpjegon Nguyen. Restoranti ka vetëm gjashtë muaj që është hapur, por në mbrëmje aty është e vështirë të gjesh një tavolinë.