Simpozium universitar në Tiranë
19 Dhjetor 2006
Universiteti Politeknik në Tiranë dhe Universiteti Teknik Bergakademie në Freiberg të Gjermanisë kooperojnë si në kushtet e binjakëzimit institucional. Trupat e profesoratit nga dy universitetet zhvillojnë aktivitetet të përbashkëta kerkimore e shkencore, bashkëpunojnë në përmirësimin e programeve mesimore, pergatitjes së teksteve, të programeve pasunivesritare etj.
Sipas prof. dr Nexhmedin Lohjes, përgjegjës i sektorit të metalurgjisë në fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në qëndër të vëmendjes është aplikimi i marrëveshjes se Bolonjës, marrëveshje që prej 2 vjetësh ka filluar të zbatohet dhe ne Universitetin Politeknik të Tiranës. „Ne presim që nga bashkëpunimi me partnerët gjermanë të fokusohemi dhe në bazën laboratorike me të cilën punojnë studentet tane –thotë prof. Lohja.
Mjaft profesorë e studentë nga Universiteti Politeknik kanë shkuar për specializime në Universitetin Teknik të Freibergut, ndërkohë që lektorë gjermanë nga ky institucion kanë ardhur në Tiranë për referime apo pjesëmarrje në veprimtari të përbashkëta shkencore. Tre lektorë gjermanë nga Universiteti Teknik Bergakademie ishin ditët e fundit në një simpozium ndërkombëtar mbi teknologjinë e materialeve që u mbajt në Shqipëri.
Synim kryesor mes përfaqësuesve të dy universiteteve të binjakëzuara është zgjerimi i kooperimit edhe me universitete të tjera të rajonit, në ndërtimin e rrjetit „Shkenca dhe teknologjia e materialeve“, ku sipas prof. Lohjes bëjnë pjesë dhe universitete të tjera në Shqipëri, si ai i Vlorës, i Elbasanit, por dhe universiteti i Prishtinës në Kosovë e ai i Tetovës në Maqedoni.