"Shtëpia e kulturave të botës" në Berlin me ngjyra të reja
23 Gusht 2007Tani, ministri i kulturës Bernd Nauman (Naumann) inaguroi rihapjen e kësaj qendre ndërkombëtare të kulturës. Ndërtesa simbolike ka një histori të larmishme 50 vjeçare. Mbi ish-sallën e kongreseve kanë gjëmuar avionët zbulues sovjetikë, ka interpretuar bujshëm Klaus Kinski, kanë mbajtur fjalime të zjarrta presidentët amerikanë dhe Dalai Lama i ka bërë thirrje për paqe auditorit. Nëse salla berlineze e kongreseve do të kishte gojë, ajo mund të rrëfente shumë. Këtë të enjte më 23 gusht nisin me një program të pasur festivitet zyrtare me rastin e 50 vjetorit të shtëpisë së kulturave të botës.
"A do të ketë këtu një cirk?" - Tomas Bahran (Thomas Bachran) ishte pesë vjeç, kur bashkë me prindërit e lejuan të kalojë portën anësore për të parë skelat e godinës së sallës së kongreseve në ndërtim. Kjo ka ndodhur në vitin 1957 dhe njerëzit që ishin përreth qeshën me pyetjen e shtruar prej tij. Këtë Bahrani e kujton shumë mirë. Historia e tij e vogël tashmë mund të lexohet në faqet e internetit të shtëpisë së kulturave të botës. Ajo është njëra prej kujtimeve, që kanë shkruar qytetarët e Berlinit me rastin e rihapjes së sallës së kongreseve në ditën e 50 vjetorit të saj.
"Kjo shtëpi është një dhuratë e qeverisë amerikane për Berlinin. Pra ajo ka qenë pjesë e panairit ndërkombëtar të ndërtimit në vitin 1957, në kuadër të të cilit u krijua edhe kuartieri i Hanzës. Salla e kongreseve është kontributi amerikan për ndërtimet në brendësi." Kështu tregon Jan Këler (Köhler), punonjës i shtëpisë së kulturave të botës. Me projekte të guximshme të ndërtimeve në brendësi asokohe në pjesën perëndimore të Berlinit synohej që të bëhej diferencimi i qartë prej sallës socialiste të Stalinit në lindje të qytetit. Eleonor Dallës (Dulles), e ngarkuara e Berlinit pranë ministrisë së jashtme të ShBA dhe motra ministrit të jashtëm Xhon Fostër Dallës (John Foster Dulles), u angazhua për ndërtimin e një salle kongresesh si dhuratë e popullit amerikan. Si vend menjëherë u përzgjodh kuartieri në brigjet e lumit Shpre, ish kuartieri i argëtimit në çadra dhe pranë rënojës së Rajshtagut.
Këler: "Pra, në fakt synohej që godina të demonstronte transparencë, demokraci, dhe hapje, një ndërtesë e rethuar me fronte xhami, shkalla e hapur vërtetë i tërheq njerëzit. Në vitet e para ajo u vizitua prej qindra mijëra njerëzve. Ajo është e lidhur me një pretendim pedagogjik: pra ne duam t´u tregojmë gjermanëve në rastin e ndarjes Lindje-Perëndim se çfarë është demokracia, të qenit i hapur dhe transparenca."
Mua mu hapën sytë kur zbulova këtë godinë si të huaj, kujton Ahmet Çekir përshtypjen e tij të parë tani pas 50 vjetëve. Në një pejzazh të qytetit të mbushur me rënoja, kjo ndërtesë dukej si një trup i huaj futurist dhe si një premtim për kohë më të mira: e pajisur me teknologjinë më moderne, me kabinat për përkthyesit, me radio e televiziorë dhe me audotorë, ashtu siç ishin të pajisura ndërtesat e OKB-së në atë kohë në Nju Jork, kjo pasi arkitekti Hu Stjubins (Hugh Stubbins) pat imituar OKB-në.
Këler: "Nga viti 1961 kjo godinë ndodhej në zonën e murit ndarës. Pak metra që këtu kalonte muri. Si të thuash ajo ndodhej në vijën ku bashkoheshin dhe ndaheshin Lindja e Perëndimi. Salla pasqyron historinë e Berlinit perëndimor. Unë kam dëgjuar rëfimet e njerëzve, që këtu kanë takuar Kenedin, kanë ndjekur koncerte gjatë fetstave fetare, pra kanë përjetuar një institucion tërësisht perëndimor. Nga viti 1989 kjo godinë ishte epiqendra e festiviteteve të ribahskimit dhe salla e kongreseve vërtetë ndodhej në zemër të qytetit si "shtëpia e kulturave të botës".
Shtëpia e kulturave të botës, një qendër për artin jashtë-evropian dhe një vend i projekteve multilaterale, pak muaj para rënies se murit u vendos në sallën e kongreseve. Me këtë synohej të shënohej një fillim i ri, sepse bazamenti i ndjeshëm nuk mundi t´i shpëtojë pa u dëmtuar konstruktit të guximshëm të taracës dhe as kohës. Më 21 maj 1980 një nga panelat e betonit të taracës u rrëzua pas një çarjeje të fortë dhe shumë njerëz u plagosën si paosjë, një gazetar gjeti vdekjen. Këler: "Ky rëzim nëpër artikujt e gazetave u komentua si simbol për miqësinë në rënie gjermano-amerikane dhe për pesë apo gjashtë vjet resht ajo mbeti e paprekur dhe e rrethuar me një gardh me tela me gjemba.
Në vitin 1987 kryebashkiaku i Berlinit Eberhard Diepgen (Dieppgen) vendosi që kjo ndërtesë të rimarrë jetë. Ajo duhej të jepte sinjalin, se "ne besojmë në të ardhmen e Berlinit". Në nëntor 1989 faktikisht nisën punimet. Tani 18 vjet më pas, shtëpia është restauruar me themel dhe rezaton ngjyrat e viteve 50-të duke i vlerësuar vitet e fillimit me një program të pasur, në të qendër të të cilit janë artet e metropolit të Nju Jorkut.