Java në Gjermani me këto tema:
Qeveria gjermane iu përgjigj pyetjes sëAfD-së lidhur me zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke theksuar se nuk ka plan për një marrëveshje azili me Tiranën sipas modelit Rama-Meloni, por duke vlerësuar rolin e SPAK për integrimin në BE. Në një kohë që Ukraina po përballet me bombardimet të forta nga Rusia, ministri i Jashtëm Wadephul premtoi më shumë ndihmë, përfshirë prodhimin e armëve në vend. Në Berlin, ai kërkoi nga homologu i tij kinez që Kina të ushtrojë ndikim mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës dhe kritikoi kufizimet e eksportit të mineraleve të rralla. Ndërkohë, Friedrich Merz u përball me kritika për deklaratën e tij kundër flamurit LGBTQ në Bundestag, ndërsa ish-kancelarja Angela Merkel e kritikon për politikën e ashpër të azilit. Nxehtësia nuk u ndje vetëm në debatet politike – temperaturat në Gjermani arritën rekord këtë javë.
Për më shumë shih videon!