SHBA-të kritikojnë ashpër politikën e kryeministrit irakian
22 Gusht 2007Reklamë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kritikuan ashpër politikën e kryeministrin irakian Nuri al-Maliki (Nouri al-Maliki). Ambasadori amerikan në Irak, Rajan Kroker (Ryan Crocker) tha se qeveria e Malikit ka prapa vetes një bilanc zhgënjyes. Ajo nuk ka arritur që të pajtoj grupet e armiqësuara njëra me tjetrën. Edhe presidenti amerikan Xhorxh Bush (George Bush) u distancua nga Maliki. Tek populli irakian është e pranishme një lloj pakënaqësie me udhëheqjen politike, tha Bush në kuadër të samitit të Amerikës Veriore. Megjithatë vendimi për punën e qeverisë duhet të dalë nga populli irakian.