SHBA të frikësuar prej zellit të Kinës për të blerë firma amerikane
22 Korrik 2005CNOOC megjithatë dëshiron të vazhdojë përpjekjet, sepse vendimi i mbledhjes kryesore të koncernit të SHBA pritet në mes të gushtit. Mundësia që CNOOC të merrte koncernin amerikan shkaktoi presion të madh politik në SHBA. Pavarësisht nga kjo kinezët janë duke vazhduar turin e blerjeve në SHBA.
Një firmë amerikane nafte në duart e kinezëve, ky do të ishte një skenar që do të ngjallte panik në Kapitol. Qëkurse CNOOC, kompania shtetërore e Kinës për nxjerjen e naftës, dha një ofertë për Unocal-in kalifornian, në SHBA ka nisur gjuetia ndaj Kinës, kështu shprehet Dan Ikenson i institutit konservator Cato:
"Ka një sërë shqetësimesh lidhur me marrëdhëniet bilaterale. Retorika negative ka arritur kulmin dhe në kongres është krijuar një klimë antikineze".
Përfaqësuesit e popullit në SHBA e kanë vëzhguar gjithnjë me mosbesim turin e blerjeve të kinezëve: Marrja përsipër e degës së kompjuterave të IBM-së nga konrenci më i madh kinez i kompjuterave Levono, ose oferta kineze për blerjen e prodhuesit të pajisjeve elektornike shtëpiake Whirpool janë vetëm dy shembuj. Planet për këtë marrëveshje në industrinë e naftës është edhe më problematik, sipas deputetit republikan Bobi Xhindal:
"Nuk është njësoj si të blesh një rrjet restorantesh. Energjia ka një tjetër kualitet dhe mund të jetë me pasoja të gjera ndaj sigurisë sonë kombëtare."
Mbi 40 antarë të kongresit janë bashkuar dhe kanë përpiluar një peticion të përbashkët drejtuar administratës së Bushit. Lajtmoviti është: se nëse Unocal do të pranojë ofertën e CNOOC, Uashigntoni duhet të ndërmarrë diçka për ta penguar. Për ekspertin e tregtisë me jashtë Dan Ikenson ky është një reagim i egzagjeruar: "Shumica e rezervave të naftës së Unocal ndodhen në Azi. Nëse CNOOC nxjerr naftë dhe e shfrytëzon atë për vete, atëherë do të ulet kërkesa e kinezëve në tregjet botërore të naftës. Tek e fundit gjithçka kompensohet."
Kina është qysh tani pas SHBA konsumatori i dytë i naftës në botë dhe tendenca është në rritje. Burime të sigurta energjie kanë rëndësi të madhe për Pekinin duke mos llogaritur këtu edhe fitimin e prestigjit nga marrja e një firme tradicionale amerikane:
"Shumë politikanë në Kinë kanë ndjenjën, se Kina deri përpara njëqind vjetësh ka qenë fuqia kryesuese në aspektin kulturor dhe ekonomik dhe se pas një periudhe të zbehjes vendi do të bëhet sërish si dikur. Kur politikanët tanë dëgjojnë të tilla deklarata frikësohen dhe janë të pasigurt prej konkurrencës", nënvizon eksperti Ikenson.
Për kongresin metoda e presionit të butë tashmë ka dështuar. Të tmerruar prej deficitit tregtar me 162 miliardë dollarë dhe prej ankesave për eksportimin masiv të vendeve të punës jashtë zonave të tyre elektorale, antarët e kongresit kërkojnë të vendosen masa restriktive p.sh. nëpërmjet rritjes se doganës në 27,5% për mallrat kineze. Por kjo është një ide qeshakare thekson Dan Ikenson: "Reagimi ndaj një deficiti tregtar me sanskione nuk ndihmon aspak. Kinezët mund të thonë, ok, dhe më pas ata nuk blejnë më avionë Boing, por Airbus. Ose mund të blejnë grur dhe soja braziliane në vend të atyre amerikane. Më e mira për ne është, që të zbusim tonin dhe të pranojmë, se që të gjithë jemi të interesuar në suksesin ekonomik të Kinës", analizon eksperti i tregtisë me jashtë Dan Ikenson.