SHBA: Spekulimet për luftë me Iranin janë hipotetike
17 Shtator 2007Reklamë
Në konfliktin rreth programit bërthamor të Iranit, SHBA vazhdojnë të mbështesin mjetet diplomatike dhe sanksionet ekonomike. Spekulimet mbi një sulm të mundshëm ushtarak kundër Iranit ministri i mbrojtjes i SHBA Robert Gejts (Robert Gates) i ka cilësuar thjesht hipotetike. Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad i ka bërë thirrje sërisht presidentit të SHBA Xhorxh Bush për një debat publik në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Jam i gatshëm të takohem me Bush në Nju Jork për të diskutuar rreth problemeve të globit, ka thënë Ahmadinexhad. Qeveria amerikane pati refuzuar një ftesë të tillë për bisedime vitin e shkuar.