SHBA-s dhe BE akuzojnë njëri-tjetrin për subvencionime shtetërore ndaj firmave private gjigande Boeing dhe Airbus
3 Qershor 2005Komisari evropian për tregtinë Peter Mandelson, është shprehur se ky do të jetë një ndër proceset më të vështira dhe të shtrenjta në historinë e WTO-së. Mandelson tha se është i zhgënjyer që SHBA-s zgjodhën këtë rrugë për t´u ndeshur me Bashkimin Evropian. Sipas tij, zgjidhja e këtij problemi do të zgjasë të paktën disa vite, deri sa më pas të ulemi sërish në një tryezë, tha komisari britanik.
Përgjegjësi për tregtinë pranë qeverisë amerikane Rob Portmann, deklaroi të hënën e kaluar se do të ngrejë padi kundër BE-së përpara Organizatës Botërore të Tregtisë WTO. Shkak për këtë akuzë është sipas Portmann, se shtetet e BE-së kanë marrë përsipër financimin prej 1.4 miliardë euro për ndërtimin e një avioni të firmës Airbus. WTO-ja konfirmoi të martën e kaluar se të dyja aktakuzat kanë hyrë ndërkohë në qendrën e tyre.
Subvencioni do të përdoret për financimin e avionit të tipit A350, me të cilin firma Airbus do të konkurojë avionin për udhëtimet e gjata të tipit 787 Dreamliner të firmës amerikane Boeing. Qeveria amerikane sheh në këtë projekt një ndihmë shtetërore, e cila ndalohet kategorikisht nga WTO-ja. Ndërkohë evropianët i akuzojnë amerikanët se qeveria amerikane ka paguar mbi 5 miliardë euro vetëm për ndërtimin e avionit të tipit 787 Dreamliner.
Po sipas evropianëve, qeveria amerikane e mbështet financiarisht firmën Boeing nëpërmjet kontratave pafund për armatim. Mandelson shpjegoi se ndryshe nga firma Boeing, firma Airbus duhet t´i kthejë të gjitha paratë mbrasht që u investuan nga shtetet evropiane. Në janar të këtij viti Bashkimi Evropian i kish ofruar SHBA-s që subvencionet për këto dy firma të reduktohen nga të dyja palët në rreth 30%, por SHBA-s e refezuan këtë propozim.
Ministri gjerman i ekonomisë Clement theksoi se firma Boeing subvencionohet në mënyrë direkte, ndërkohë që Airbus-it ju ofruan kredite, që duhen rikthyer dikur së bashku me përqindjet. Sipas Clement padia e amerikanëve nuk përbën ndonjë problem për BE-në. Nëse SHBA-s kërkojnë një konfrontacion të drejpërdrejtë, atëherë lufta do të zhvillohet në kurriz të firmës Boeing, tha ai.