SHBA: Rusia të mos vërë veton për rezolutën e Kosovës
14 Korrik 2007Reklamë
SHBA i kanë bërë thirrje Rusisë, të heqë dorë nga vënia e vetos gjatë votimit të afërm të rezolutës së re për Kosovën. Përndryshe Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk mund të luaj më rol në konfliktin e territorit të banuar në pjesën dërrmuese me shqiptarë, deklaroi ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmay Khalilzad. Në projektrezolutën e re është hequr tani pjesa që parashikonte automatikisht pavarësinë e Kosovës në rast se shqiptarët dhe serbët nuk merren vesh me njëri-tjetrin brenda 120 ditëve. Në Nju Jork u tha, se Rusia nuk e ka refuzuar hapur propozimin.