SHBA paralajmërojnë Turqinë që të mos hyjë në territorin shtetëror irakian
10 Tetor 2007Reklamë
SHBA kanë paralajmëruar Turqinë, që të mos hyjë në territorin shtetëror irakian në ndjekje të rebelëve kurdë. Kjo nuk është rruga e duhur, për të zgjidhur problemin, deklaroi ministria e jashtme në Uashington. Shumë më tepër Turqia dhe Iraku duhet të veprojnë së bashku. Ministria e jashtme e SHBA reagoi në këtë mënyrë ndaj vendimit të qeverisë turke, për të ndjekur rebelët kurdë në rast nevoje deri në vendin fqinj. Ankaraja është e mendimit se mijëra anëtarë të partisë së ndaluar të Kurdistanit PKK kanë gjetur strehim në veri të Irakut. Në të njëjtën kohë qeveria turke akuzon SHBA, se nuk ndermerr asgjë kundër bazave të PKK atje.