SHBA nuk shqetësohen nga tërheqja e trupave britanike
9 Tetor 2007Reklamë
SHBA nuk janë shqetësuar shumë pas paralajmërimeve të Britanisë së Madhe për përgjysmimin e trupave në Irak. Vendimi i kryeministrit Gordon Braun (Brown) nuk është i befasueshëm. Ai është në harmoni me paralajmërimet e deritanishme të Londrës zyrtare, kumtoi një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë. Brauni ka deklaruar në Parlament se numri i ushtarëve britanikë në jug të Irakut, do të zvoglohet deri në pranverën e vitit të ardhshëm në 2.500 ushtarë. Aktualisht në këtë pjesë të Irakut gjenden 5.500 ushtarë. Javën e kaluar kryeministri britanik ka deklaruar se deri në fund të vitit nga Iraku do të tërhiqen 1000 ushtarë.