SHBA nuk do ta heqin Korenë e Veriut nga lista e mbështetësve të terrorizmit
4 Shtator 2007Reklamë
SHBA nuk do ta fshijnë Korenë e Veriut nga lista e vendeve, që sipas qeverisë në Uashington mbështesin terroristët. Ky vend komunist duhet të ndërmarrë hapa të tjerë për reduktimin e impianteve të tij atomike, tha kryendërmjetësuesi me bisedimet me Korenë e Veriut, Kristofer Hill. Vetëm atëherë mund të hiqen sanksionet ekonomike. Qeveria në Pjëngjang njoftoi dje, se SHBA nuk do ta shohin më Korenë e Veriut si shtet që injoron rregullat ndërkombëtare.