SHBA: Ndihmë ushtarake për aleatët në Lindjen e Mesme
29 Korrik 2007Reklamë
Qeveria amerikane planifikon t'i shesë armë Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera të gjirit. Këtë e bëri të ditur një punonjës i Ministrisë së mbrojtjes, SHBA-të synojnë në dhjetë vitet e ardhshme të shesin bomba me telekomandë të teknologjisë së lartë për mbrojtjen nga raketat. Shuma e përgjithshme e shitjes do të kapë shifrën e 20 miliardë dollarëve. Me këtë konfirmohen raportimet e fundit të Nju Jork Times dhe Uashington Post. Sipas funksionarëve qeveritarë, SHBA-të synojnë t'i dalin ballë rritjes së influencës së Iranit në Lindjen e Mesme. Gjithashtu SHBA-të duan të demonstrojnë partneritetin e tyre me parnerët arabë. Paketa ligjore do t'i paraqitet Kongresit në vjeshtë.