SHBA mbështesin ushtarakisht gjashtë shtete të Gjirit Persik
28 Korrik 2007Reklamë
Sipas një shkrimi të 'Washington Post'-it SHBA duan të fuqizojnë ushtarakisht Arabinë Saudite dhe pesë shtete të tjera të Gjirit Persik. Gazeta njofton se gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm këtyre vendeve do t'u shiten ndër të tjera bomba me komandim satelitor, raketa ajër-ajër dhe anije të reja. Tregtia ka një vlerë prej 20 miliardë dollarësh. Synimi është fuqizimi i këtyre shteteve arabe, partnere të SHBA dhe përballja me ndikimin në rritje të Iranit në rajon. Po sipas 'Washington Post' është planifikuar mbështetja me 43 millardë dollarë e Izraelit dhe e Egjiptit.