SHBA do të vazhdojnë kursin e politikës ndaj Irakut- Bush: do t´i përmbahemi planit kohor për dorëzimin e sovranitetit
14 Prill 2004Bush ishte i vendosur që pas kritiveka që po vazhdojnë prej javësh të ndryshojë opinionin në kah pozitiv. Ai doli përpara shtypit të martën në mbrëmje në orën më të preferuar, kjo ishte e treta e herë gjatë mandatit që Bushi dha një konferencë të tillë shtypi. Temë kryesore ishte gjendja katastrofale në Irak. Shumë pyetjeve Bush iu shmang pa përgjigje konkrete, gjithashtu ai nuk shpalosi ndonjë strategji të re. Por ai konfirmoi, se dëshiron t´i përmbahet me cdo kusht planit kohor për dorëzimin më 30 qershor të sovranitetit një qeverie civile irakiane.
"Eshtë e rëndësishme që të respektojmë planin kohor. Irakianët krenarë dhe të pavarur nuk i durojnë dot pushtuesit, as Amerika nuk e do këtë. Ne nuk jemi fuqi imperiale, Gjermania dhe Japonia mund ta konfirmojnë këtë, ne jemi një fuqi cliruese."
Një Irak i lirë dhe demokratik është i domosdoshëm për ta bërë më të sigurtë rajonin dhe botën, vazhdoi Bush. Ndonëse javët e shkuara kanë qenë të vështira dhe të ashpra, Amerika do të vazhdojë kursin e nisur për të mos i zhgënjyer irakianët. Dhuna aktuale nuk është as luftë civile dhe as kryengritje popullore, por vetëm një përpjekje e disa ekstremistëve dhe elementëve të papërgjegjshëm për të marrë pushtetin. Në këtë kontekst Bushi përmendi udhëheqësin ekstremist shiit Muktada El Sadr duke e futur atë në një kallëp me Hisbollanë dhe Hamasin. Lufta kundër terrorizmit vazhdon, theksoi ai, ndaj nuk ka alternativë vec veprimeve me këmbëngulje.
"Njëri prej leksioneve nga sulmet e 11 shtatorit ishte që ne të jemi vigjilent ndaj kërcënimit në rritje. Mësimi i dytë ishte që ne të jemi dhe të mbetemi në ofensivë."
Bush u shpreh për një rezolutë të re të OKB-së, si dhe për një rol më të fuqishëm të NATO-s. Në rast, se është e nevojshme SHBA do të dërgojnë trupa të tjera. Angazhimi në Irak është një mision historik për ta ndryshuar botën në mënyrë pozitive.
"Ne do të qëndrojmë aq kohë sa të jetë e nevojshme, asnjë ditë më shumë. Irakianët kanë nevojë për ne, për të garantuar sigurinë dhe për të luftuar ata pak persona që ushtrojnë dhunë."
Në konferencën e shtypit që zgjati vetëm një orë përvec Irakut ishte në fokus edhe tema e 11 shtatorit dhe kritikat në adresë të shtëpisë së bardhë, nëse i ka nënvleftësuar ajo paralajëmrimet dhe nëse është treguar neglizhente. Bush e mbrojti sërish politikën e tij, duke theksuar, se kërcënimet janë vlerësuar që në fillim me seriozitet. Presidentit iu desh të përballojë pyetje mjaft të ashpra dhe provokuese, si p.sh. nëse ai i detyrohet kombit që t´i këkrojë falje për 11 shtatorin, apo nëse ai do t´i pranojë ndonjëherë gabimet në fushatën kundër Irakut. Shtëpia e bardhë kurrësesi nuk është cliruar pas konferencës së posacme të shtypit. Pyetjet kritike do ta ndjekin presidentin duke ia vështirësuar punën gjatë javëve të ardhshme të luftës elektorale.