SHBA do të mbështesin luftën kundër ndryshimit të klimës
28 Shtator 2007Reklamë
Sipas Sekretares amerikane të shtetit Kondoleza Rajs (Condoleezza Rice), Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin përpjekjet e Kombeve të Bashkuara për krijimin e një aleance globale në luftë kundër ndryshimit të klimës. Në kuadër të një konference për klimën në Uashington Rajs, premtoi ndihmën e SHBA-ve në negociatat e Kombeve të Bashkuara për klimën, të cilat do të fillojnë në dhjetor në ishullin Bali të Indonezisë. Njëkohësisht Rajs sqaroi se, të gjitha shtetet duhet ta trajtojnë ndryshimin e klimës në mënyrën më të përshtatshme për to.