SHBA dhe Rusia planifikojmë pakësimin e arsenalit të armëve sulmuese
4 Korrik 2007Reklamë
Uashington: Shtetet e Bashkuara të Amerikës duan të pakësojnë në minimum arsenalin e armëve sulmuese. Numri i raketave bërthamore me rreze të gjatë veprimi duhet të mbahet në shkallën më të ulët të mundshme, thuhet në një deklaratë të përbashkët të sekretares amerikane të shtetit Kondoleza Rajs dhe ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia planifikojnë që të kenë në dispozicion vetëm sasinë e armëve që kërkon siguria e brendshme dhe obligimet me aleatët.