SHBA dhe BE të gatshme për të ndihmuar qeverinë e re palestineze
19 Qershor 2007Reklamë
Uashington: Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, (Condoleezza Rice), tha se administrata e Bushit do të heqë embargon ekonomike dhe politike ndaj qeverisë palestineze, të drejtuar nga kryeministri Mahmud Abbas. "Hamasi u përpoq të ndajë popullin palestinez. Ne këtë e refuzojmë. Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara është se ka një popull palestinez dhe duhet të ketë një shtet palestinez", tha sekretarja Rice. Edhe Bashkimi Evropian vendosi t'u dërgojë ndihma të drejtpërdrejta palestinezëve si pjesë e përpjekjeve për të mbështetur kabinetin e ri të presidentit Mahmud Abbas.