SHBA dhe BE duan të heqin subvencionet për eksportin e produkteve agrare - Ende ka mosmarrëveshje lidhur me klauzolat
22 Qershor 2004Subvencionet e eksporteve agrare të vendeve të industrializuara janë penegsa kryesore për marrëveshjen e re tregtare mbi produktetet agrare, që është pjesë e një marrëveshjeje të zgjeruar mbi liberalizimin e tregtisë botërore. Për këtë 148 vendet antare të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) janë duke negociuar që prej dy vjetësh. Në konferencën e fundit të ministrave në Kankun në shtator të vitit të shkuar bisedimet mbetën në vendnumëro, sepse vendet në zhvillim insistuan për një heqje të plotë te subvencioneve për ekpsortet agrare. Komisari i BE-së për tregtinë, Paskal Lami, ndërkohë është i gatshëm, për shfuqizimin e plotë të subvencioneve për produktet agrare: "Ne e kemi bërë të qartë gatishmërinë e BE-së për heqjen e plotë të subvencioneve agrare. Megjithatë ende vazhdojnë të mbeten disa subvencione në vlerën e 2 deri në 3 miliardë eurove në vit, ndërkohë që përpara disa vjetësh shuma vjetore ka qenë 10 deri në 15 miliardë euro. Pra ne i kemi parashtruar të gjitha në tryezën e bisedimeve", vë në dukje Lami.
Oferta e BE-së është lidhur me dy kushte. Një marrëveshje e përbashkët e pranueshme nga të dyja palët, gjë që presupozon një akses më të mirë në treg për mallrat industriale dhe shërbimet publike të evropianëve, si dhe një detyrim i krahasueshëm për eksportuesit e tjerë të produkteve agrare. Këtu është fjala për SHBA, të cilat u garantojnë fermave të tyre kredi me interesa të favorshme për financimin e biznesit të eksporteve. Javën e kaluar negociatorët u shprehën parimisht dakord për heqjen e subvencioneve.
Sa u përket detajeve të kësaj oferte vazhdojnë bisedimet gjatë kësaj jave në komisionin e Organizatës Botërore të Tregtisë për problemet agrare. BE-ja është skeptike, sepse amerikanët nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kreditë shtetërore për eksportet. Kreditë në të ardhmen duhet të garantohen vetëm sipas kushteve të zakonshme bankare. I diskutueshëm është edhe plani kohor, sepse BE-ja insiston që nxitja e eksporteve evropiane dhe amerikane të zhvillohet njëkohësisht dhe në të njëjtin volum. Qeveria franceze madje shkon edhe më tej, komisari për bujësinë, Franc Fishler, si rjedhojë nuk ka aspak hapërsirë veprimi në negociata: "Edhe ata që janë skeptikë, e kanë kuptuar, se këtu nuk eksziton ndonjë recetë për taktikën më të mirë - në këtë mënyrë taktika jonë vazhdon të jetë më e mira."
E paqartë është nëse deri në korrik do të arrihet të përpilohet një marrëveshje kornizë për tregtinë agrare. Për këtë antarët e Organizatës Botërore të Tregtisë kanë dashur të bien dakord që në Kankun. Një marrëveshje kornizë do të përcaktonte edhe piketat për heqjen e doganave. Bisedimet për marrëveshjen e re të tregtisë boterore janë planifikuar të përfundojnë në fund vitit. Por ky plan kohor nuk mund të realizohet. Qeveria e SHBA nuk mund të bëjë lëshime substanciale përpara zgjedhjeve dhe Komisioni Evropian do të ristrukturohet në vjeshtë. Një e panjohur e re në bisedime janë edhe 10 vendet e reja antare të BE-së. Madje disa prej tyre janë antarësuar në BE për shkak të subvencioneve agrare ndaj ata nuk do të entuziazmohen që të heqin dorë prej këtij pretendimi duke sakrifikuar kështu për tregtinë e lirë botërore.