SHBA - BE: Marrëveshje e tregtisë së lirë
15 Shkurt 2013Në të dy anët e Atlantikut i njëjti mendim: barrierat tregtare mes SHBA-së dhe BE-së duhet të bien. Presidenti amerikan Barak Obama, Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy dhe presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso njoftuan të mërkurën (13/03/2013) bisedime mbi një pakt për të reduktuar tarifat dhe barrierat tregtare. Fillimi zyrtar i negociatave mund të jetë dhe nga mesi i vitit.
SHBA-ja dhe BE-ja kanë rreth gjysmën e prodhimit ekonomik global dhe një të tretën e tregtisë botërore. Gjermania pret prej marrëveshjes së tregtisë së lirë uljen e çmimeve për mallrat e tregtuar dhe shtysa për tregun lokal të punës dhe të ardhurat.
Nxitje për zhvillimin ekonomik
"Në kohët e kushteve të pasigurta ekonomike prej krizave ekonomike dhe financiare, lehtësimi i tregtisë së përbashkët do të jetë për të dyja palët një çështje kyçe në mënyrë që të nxitet rritja ekonomike," thotë për Deutsche Wellen Anton Börner, president i Shoqatës Gjermane të Tregtisë së Jashtme BGA. Sipas tij një marrëveshje e tregtisë së lirë midis dy rajoneve jo vetëm do të krijojë vende të reja pune dhe do të çojë në rritjen e pagave, por do të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme edhe në mirëqenien private.
Tarifat doganore mes SHBA-së dhe BE-së tashmë janë të ulëta. Ato janë sipas BGA-së mesatarisht mes pesë dhe shtatë për qind. Megjithatë, meqë vëllimi i tregtisë vjetore nga dy anët e Atlantikut është më shumë se një gjysmë trilion euro, ekonomia mund të kursejë miliarda.
Kompanitë kimike evropiane kanë paguar në vitin 2010 për eksportet në Shtetet e Bashkuara, rreth 700 milion euro në thesarin amerikan. Në anën tjetër, SHBA ka paguar një miliardë euro tarifa doganore për Brukselin. Shoqatat e biznesit presin nga rënia e barrierave tarifore, më pak burokraci për bizneset e vogla dhe më shumë para për investime, për shembull për kërkime dhe zhvillim.
Forcimi i eksportit
Ekonomia gjermane pret impulse në miliarda. "Marrëveshja e tregtisë së lirë mund të rrisë eksportet tona në Shtetet e Bashkuara në një normë vjetore prej 3-5 miliardë euro," tha kreu i Dhomës Gjermane të Tregtisë së Jashtme, Industrisë dhe të Tregtisë (DIHK), Volker Treier. Dhoma Amerikane e Tregtisë në Gjermani (AmCham) pret një rritje shtesë të GDP prej 1.5 për qind. Shumë kompani gjithashtu shpresojmë që do të kenë një qasje më të mirë në tenderat për kontrata publike në SHBA.
Probleme në sektorin e bujqësisë
Ndërsa Franca ka frikën e konkurrencës në sektorin e bujqësisë, SHBA do të ndalojë importin e mishit nga BE-ja nga frika e sëmundjes së lopës së çmendur BSE. "BE-ja nuk do të pranojë ushqime gjenetikisht të modifikuara dhe pulë të trajtuara me klor nga Shtetet e Bashkuara," tha Bërner. Problem përbëjnë edhe pengesat burokratike në SHBA për shkak të përgjegjësive federale.