SHBA ashpërsojnë masat ndëshkuese ndaj Birmanisë
20 Tetor 2007Reklamë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashpërsojnë masat ndëshkuese ndaj qeverisë ushtarake në Birmani për shkak të shuarjes së përgjakshme të lëvizjes së atjeshme demokratike. Pala amerikane ka vendosur të ngrij pasurinë e përfaqësuesëve të tjerë të juntës dhe të ndaloj udhëtimin e tyre për në në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përveç kësaj do të ketë edhe restrikcione për eksport në Birmani njoftoi presidenti amerikan Xhorxh Bush. Ai kërkoi nga ushtria birmaneze të liroj menjëherë të gjithë të arrestuaritë politik dhe të filloj një dialog konstruktiv me opozitën. Edhe Bashkimi Evropian ka ashpërsuar sanksionet e tij kundër Birmanisë.